Porti i Durrësit 7/8 Prill 1939
Pushtimi Italian i Shqipërisë (7-12 Prill 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e nisur nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë së Shqipërisë. Konflikti buronte nga ambiciet imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini, i cili kërkonte të zgjeronte ndikimin e Italisë në Ballkan
Në mëngjesin e 7 prillit 1939, trupat italiane zbarkuan në disa qytete bregdetare të Shqipërisë, duke përfshirë Durrsin, Vlorën, Shëngjinin dhe Sarandën. Pavarësisht rezistencës së kufizuar nga pjesë të ushtrisë shqiptare dhe civilëve vendas, forcat italiane shpejt i mposhtën mbrojtësit për shkak të armatimit dhe organizimit të tyre superior.
Mbreti Zog I, i cili kishte refuzuar ultimatumet e Italisë që kërkonin nënshtrim, u detyrua të largohej nga vendi më 8 prill me familjen e tij në Greqi. Më 12 prill 1939, nën presion, parlamenti shqiptar shpalli bashkimin e Shqipërisë me Mbretërinë e Italisë kështu Shqipëria u bë një protektorat italian, i lidhur në bashkim personal me kurorën italiane, ndërsa Musolini instaloi një qeveri besnike ndaj Romës. Kjo shënoi fundin e përkohshëm të pavarësisë së Shqipërisë.
Ushtar Italian duke punuar tokat shqiptare, si shumë mijëra të tjerë që arritën të mbesin gjallë. Pranverë/Verë viti 1944.
Më 8 shtator 1943, Italia fashiste u dorëzua zyrtarisht ndaj forcave aleate. Dorëzimi pa kushte, i shpallur nga Marshalli Pietro Badoglio nëpërmjet Radio Algjerit, zbatohej për të gjitha forcat ushtarake italiane, përfshirë ato të stacionuara jashtë Italisë.
Pas dorëzimit, shumë ushtarë italianë mbetën të pambrojtur dhe u bënë shënjestra të hakmarrjeve të ashpra nga ish-aleatët e tyre gjermanë. Në Shqipëri, vendasit hapën shtëpitë e tyre për këta ushtarë të pambrojtur, duke i strehuar dhe duke i ndihmuar shumë të ktheheshin në Itali, ky një gjest humanitar që la një përshtypje të pashlyeshme tek ata që e përjetuan atë.
Përgatiti : Hemelita Boriҫi
Asgjë që nuk e dinim. E vetmja gjë që nuk thuhet është që mbreti Zog ishte edhe mut burrë, mbret i pëlqente të ishte ama vendit nuk i doli zot athere kur duhej. Dhe ju gazetarë rezilë, ka lajme pa fund edhe në vapë vere, kaq të pazotët jeni që na nxirrni Zogun dhe Italinë në kronikë?!
Në përgjithësi Shqipëria në këtë periudhë historike me të padrejtë trajtohet nga historiografija Enveriste si shtet i “dështuar e i pa aftë”. E vërteta është që shqiptarët qenë shumë vital në ndërtimin e shtetit të tyre në kushtet e një prapambetje social-ekonomike e shoqërore e trashëguar nga historia, shoqëruar me armiqësinë e egër të shovinizmit të Jugosllavisë e Greqisë që pretendonin teritoret shqiptare. Është lënë në haresë me dëshirë politike, aftësia e dhunshme fashiste, potenca ekonomiko-ushtarake, ndikimi kulturor i Italisë fashiste te kombi shqiptar drejt Europianizimit të saj si pjesë e “haruar” e genit Europian, nuk është prekur pothuajse fare, braktisja e Shqipërisë nga vëndet e mëdha Europjane e mbi të gjitha, nuk kishte një analizë serioze për zhvillimin shoqëror të shqiptarëve, që ishin vite larg nga zhvillimi shoqëror italian e europian. Shqiptarët panë te Italia shembullin e shtetit të tyre që do zhvillonin, ndërsa Italia fashiste pa te Shqipëria koloninë e tyre të ardhshme si pjesë e ish Perandorisë Romake tashmë e ëndëruar nga fashistët. Mbretëria Shqiptare e detyruar nga kriza ekonomike Botërore e viteve 1929-1933 e mos zhvillimi i vëndit ashtu si ata kishin ambicje, u detyruan të nënshkruaj disa marrëveshje ekonomike politike me Italinë, si e vetmja që u tregua bujare e ofroi ndihmë, duhet theksuar se Italinë, Kombet e Bashkuara në vitin 1921 i kishin dhënë të drejtën e kujdesjen për zhvillimin dhe sigurinë e shtetit shqiptarë, si në fushën politike, të sigurisë dhe ekonomisë. Britania e Madhe për interesat e veta politike bëri një sy qorr për të penguar ekspasionin ekonomik fashist në Shqipëri.Fashistët italian e çfrytëzuan për qëllimet e tyre ekspasioniste fashiste, qëndrimin tolerues të Britanisë ndaj tyre. Kjo situatë gjeopolitike krijoi shkak pasojën e saj në marrëdhëniet politike ndërmjet Shqipërisë e Italisë. Gjeopolitika e kohës nuk i la kohë e mundësi shtetit të brishtë shqiptar, për të gjetur hapësirën e manovrimi ndaj dhunës fashiste përkundrazi Shqipëria u braktis e u sakrifikua pa të keq nga Fuqinë e Mëdha. Gjithsesi Shqipëria gjatë mardhënjeve me fashizmin Italian njohu një zhvillim ekonomik e social të mirë. Gjatë kohës së Mbretërisë 1928-1939 Shqipëria fitoi stabilitetin dhe sigurinë në vënd,u nënshkruan marveshje të rëndësishme në përgjithësi me kapitalin Italian në fushën ekonomike, politike e ushtarake që e forcuan pozitën e Shqipërisë në Ballkan. Shumë kompani italiane, angleze, franceze e amerikane filluan të jenë pranishme në tregun shqiptar dhe nëpërmjet sigurimit të marrëveshjeve koncesionare apo nëpërmjet investimeve direkte që nisën aktivitetin e tyre. I tillë ishte rasti i shoqërisë SISMA (Societa Italiana Sfrutamento Miniere Albania); shoqëria SEIA (Sociata Electrica Italo-Albanese); shoqëria ALBA (Azienda Lavori Boschi Albania); shoqëria EIAA (Ente Italiano Attivita Agraria); shoqëria SESA, që mori koncesionin e elektrikut në 7 qytete të Shqipërisë; shoqëria anglo-persiane “Oil Kompani”; shoqëria amerikane “Standart Oil Kompani”; sindikata franko-shqiptare e vajgurit (naftës); shoqëria gjermane INAG për shfrytëzimin e pyjeve etj. Kjo i dha një shtytje të mëtejshme ekonomisë së vendit, e cila njohu një zhvillim të evidentueshëm. Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan 850 km rrugë kryesore, 456 km rrugë rurale, 4,062 ura të vogla me 10,250 ml dhe 76 ura të mëdha me 2,050 ml. Rrugët automobilistike më të rëndësishme ishin Shkodër-Pukë, Ura e Matit-Peshkopi, Krujë-Burrel, Tiranë-Elbasan, Lushnjë-Mbrostar ku arkitektët Italian ishin projektuesit e rrugëve por dhe të zhvillimit të kryeqytetit e qyteteve kryesore. Në bujqësia u ngitën fermat e para moderne me kapital e specialist Italian etj. Persa i perket trajtimit te ushtareve italian qe ushtria e tyre kishte kapitulluar ju rekomandoj te lexoni librin e doktorit ushtarak Italian Frenko Benanti "Lufta ime me e gjate Shqiperi 1943-1948" e aty do lexoni te vertetat e te pavartetat per solidaritetin e ndihmen qe dhane ish komunistet e Nacional Çlirimtares per ushtrine e kapitulluar italiane.