FOTOT/Karnavalet braziliane vijnë në Lungomaren e Vlorës, spektakël magjik nën ritmet sambas dhe veshjet shumëngjyrëshe

30 Qershor 2024, 13:49Kulturë TEMA
FOTOT/Karnavalet braziliane vijnë në Lungomaren e Vlorës,

Javët kulturore Ndërkombëtare sollën për herë të parë në Shqipëri, Javën Kulturore Braziliane.

Shfaqje filmash, koncert harqesh, aktivitete letrare dhe muzikore u organizuan nga data 21 deri më 29 qershor në Tirana, për të përmbyllur me shfaqjen spektakolare të karnavaleve braziliane në Vlorë.

Vetëm një hap larg detit, në Lungomaren e bukur të Vlorës, ky manifestim kulturor organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit solli ritmet, ngrohtësinë dhe ngjyrat e Brazilit, me perkusionistë të talentuar, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të Capoeira.

Pjesë e paradës shumëngjyrëshe të karnavaleve braziliane të famshme në të gjithë botën, u bënë edhe pushues e turistë të shumtë në Vlorë duke festuar nën ritmin e sambës braziliane shoqëruar nga një spektakël plot veshje, maska, kërcime, lojëra dhe akrobaci.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se “për herë të parë në Shqipëri një manifestim kulturor me kaq energji e nxehtësi amerikano-latine, plot ngjyra e traditë nga Karnavalet e famshme të Brazilit, me perkusionistë të talentuar, balerina dhe kërcimtarë profesionistë të Capoeira”.

Nënkryetarja e Bashkisë Vlorë, Irena Toshkallari theksoi se ky organizim i sjell Vlorës një tjetër dimension turizmi.

“Ky aktivitet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në kuadër të Javës Ndërkombëtare Braziliane ka për qëllim të bashkojë kulturat duke krijuar një atmosferë shumë ndryshe”, u shpreh ajo.

Balerinë të ardhur nga Brazili kanë përformuar përgjatë shëtitores për më shumë se 3 orë duke dhuruar spektakël për turistët e qytetarë të shumtë në Lungomaren e Vlorës.

Eventit i bëri jehonë dhe kryeministri Rama me një postim në rrjetet sociale." Shqipëria mikpret botën Vlora në Paradën e Ritmeve Braziliane".- shkruan ai. A.K.TemA

4 Komente

  1. t
    tetovari2

    Bukur, paradës së pederastëve, LGBT,në radhë erdhën karlivadhet e braziliane!Pas saj me siguri do të jenë në radhë karnavalet e ZOMBI-ve nga Haiti! P.S.Ju lutem mos na e shpërfytyro ni Shqipërinë me tradita të huaja Shundi e Kiçi!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Remo

      Ndersa ju andej nga Tetova, beni kar nevale hoxhallaresh turko-arabe, dilni te protestoni po më keta flamure dhe kur percillni dike ne boten tjeter, e mbuloni po me flamurin arab me shkronjat e djallit me "hogjen e nerum" qe i kendon ajetet. Shko mor turkoshak, jep mend edhe ti

      Përgjigjjuni
    2. t
      trojan

      Ky kerici i bashkise keto pemet e hequra apo te thara pse nuk i zevendeson ,qyteti vlores zere sikur eshte pa kryetar bashkie ,trotuaret as dizifektohen dhe as pastrohen si duhet

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diktatura nuk ka brire!

        Ne vend qe te beni parate e qytetareve rrush e kumbulla,do benit mire t'i investoni ne ndertimin e cerdheve,kopshteve,shkollave,lulishteve,parqeve,stolave dhe tavolinave te pushimit,shetitoreve,bibliotekave,qendrave kulturore,kendeve te lojrave,fushave sportive,koshave te mbeturinave,etj

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje