VIDEO/ Shkodra në festë, zhvillohet festivali "Yje nën yje" në Teatrin "Migjeni"

29 Qershor 2024, 09:34Kulturë TEMA
VIDEO/ Shkodra në festë, zhvillohet festivali "Yje nën

Shkodra ka festuar mbrëmjen e djeshme. Nën drita dhe nën yje Shkodra hapi dyert për një festival të muzikës, muzikës së lehtë të titulluar “Yje nën yje”.

Këtë herë vendi mikpritës ishte teatri Migjeni ku nën prezantimin e shkëlqyer dhe atmosferën e jashtëzakonshme u performuan një seri me këngë.

Në audiencë mund të shihen figura të ndryshme, nga arti, kultura dhe politika. Nën shoqërinë e gotave të verës dhe bisedave të këndshme në këtë mbrëmje verore nuk munguan as buzëqeshjet.

I pranishëm ishte dhe kryetari Benet Beci që e përshëndeti mbrëmjen me një postim në rrjetin social facebook.

“YJE NEN YJE"- një natë emocionesh, nostalgjie, humori e këngësh që i kënduam të gjithë bashkë”- shkruan ai.

A.K./TemA

 

 

1 Komente

  1. K
    Korçari

    Bravo Shkodra! Uroj që shumë e më shumë të shpërfaqen vlerat që ka dhe që na bëjnë krenarë të gjithëve! Pas një muzgu të zgjatur le të ndritë Dielli!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje