Në kuadër të muajit të letërsisë për fëmijë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi ditën e sotme takimin “Petro Marko në letërsinë për fëmijë”.
E pranishme në këtë event ishte dhe vetë vajza e shkrimtarit, Aranita Marko si dhe një grup fëmijësh për të lexuar dhe folur mbi dy romanet e Markos, “Shpella e piratëve” dhe “Fantazma dhe plani 3+4” që është risjellë së fundmi për për lexuesit e vegjël.
Drejtuesja e qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli u shpreh se veprat e Petro Markot përmbajnë histori që sipas është e rëndësishme për brezin e ri.
“Petro Marko është autor i disa librave për fëmijë tepër të lexuar. Janë libra që mbartin brenda dhe thelbin e letërsisë që tij që është letërsia. Është një libër thellësisht historik. Apeli është që ta njohim historinë e gjuhës shqipe, historinë e kulturës dhe të familjes. Sa më shumë të njohim rrënjët dhe historinë tonë ne do dimë të shohim në dritën që na sjellë e ardhmja”, tha drejtuesja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli.
Ndërsa e bija e shkrimtarit foli në lidhje me jetën e atit si dhe pasionin e tij për librat.
“Ka qenë me shumë fantazi, sidomos kur tregonte për punën e gjeografisë. Kishte një dashuri shumë të madhe për fëmijët. Babai im ka ngelur 6 vjeç jetim dhe ai njeri që ka mbetur jetim ka ditur që të krijojë familje dhe të japë shumë dashuri. Ishte model. Shkoi te profesorët dhe miqtë e mirë. Nuk mori rrugët por mori një drejtim të duhur në jetë”, tha Aranita Marko, e bija e shkrimtarit Petro Marko.
Petro Marko është autor i disa librave për fëmijë tepër të lexuar, të dashur për fëmijët e shumë edukativ. A.K./TemA
Lini një Përgjigje