Zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri dhe në Turqi gjatë vitit 1924 dhe ndikimi i tyre në dinamikën e marrëdhënieve midis dy vendeve

27 Qershor 2024, 18:41Kulturë Prof.Ibrahim Gashi

Politika e jashtme e Mustafa Qemalit dhe qeverisë së tij kishte prioritet të saj forcimin e republikës, duke bërë përçapje serioze diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e saj të afërt dhe të largët.
Ballkani në këtë sens ishte një nga zonat më të rëndësishme për sigurinë e Turqisë. Aspektet e sigurisë dhe sfidat në konsolidimin e shtetit të ri shënuan në politikën e jashtme të Republikës së Turqisë një trajektore dinamike të aktiviteteve për të normalizuar dhe konsoliduar marrëdheniet diplomatike me vendet e Ballkanit, brenda kornizës së Traktatit të Lozanës. Një shembull i kësaj ishte nënshkrimi i traktateve të miqësisë me vendet ballkanike dhe një varg i shënuar i vizitave bilaterale.
Në këtë kuadër marrëdhëniet më Shqipërinë ishin prioritet i të dy qeverive respektive. Ato në nivelin konsullor kishin filluar madje para themelimit të Republikës turke. Të njëjtat u rikonfirmuan dhe formalizuan edhe pas shpalljes së republikës. Më 15 dhjetor 1923, pak më shumë se një muaj pas shpalljes së Republikës së Turqisë, u nënshkrua në Ankara traktati i miqësisë ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, gjë që i hapi rrugë edhe zyrtarisht fillimit të raporteve diplomatike mes dy vendeve.
Viti 1924, për arsye të zhvillimeve të brendshme politike në të dy vendet (Në Republikën e Turqisë reforma për suprimimin e kalifatit dhe në Shqipëri shpërthimi i një kryengritje antiqeveri, e njohur si revolucioni i Qershorit, i cili çoi në rrezimin më qeverisë) ndikuan që marrëdhëniet midis dy vendeve të shenojnë një periudhë të ngrirjës, duke pezulluar ratifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja.

*Kumtesë mbajtur në Akademinë e Shkencave

2 Komente

  1. C
    Cani

    HAHAHA Paçavure kumtes/ me tre njerez. Ç'paska shkruar ky fosil i akadhemise ???

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aqif pash elbasani

      Turqit ,,dhe myslymanet shqipfoles ,,,,vellezer ,,,,evropjan myslyman ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje