Ditën e djeshme është dërguar për në banesën e fundit, poeti i njohur Agim Doçi. Në emisionin “Vizioni i Pasdites” ishin të ftuar miqtë dhe familjarët e tij për të kujtuar momentet më të bukura me poetin.
Albi Llushi, mik i familjes Doçi tregoi se telefonata e tij e fundit ishte pikërisht me poetin. Mes rrëfimeve, Llushi shprehu se poeti Agim Doçi duhet të ishte përcjellë për në banesën e fundit me homazhe, por familjarët e tij nuk kishin marrë asnjë ftesë nga institucionet shtetërore.
“Ka qenë biseda ime e fundit me të. U habita se nuk më kishte marrë kurrë në orë aq të vona të natës. Dhe pasi mora vesh lajmin për ndarjen e tij, thash ja ka ndjerë zemra që të jepte përshëndetjen e fundit. Për mua dhe për çdo artist të ri ai ka qenë një mbështetje shumë të madhe. Gjej rastin t’a falenderoj dhe pse ai nuk është më mes nesh. Një poet si Agimi nuk do të ketë kurrë datë vdekje do të ketë vetëm datë lindje.
Për lajmin e hidhur më njoftoi e motra, Teuta dhe tha që kishte ndodhur kjo hemoragjia celebrale. Më erdhi shumë keq. Uroj që ai të mos ketë vdekur me pengje. Agim Doçi nuk donte lek nga shteti, donte përkrahje, donte vlerësim. Nuk mund t’i kërkosh ti institucioneve, duhet të vinte ftesa se ky ishte vlerësimi”, tha Albi Llushi.
Aktori i njohur si dhe njëkohësisht miku i ngushtë, Çun Lajçi mes lotëve kujtoi momentin e njohjes me poetin.
“S’ka qenë e papritur vdekja e tij, se herën e fundit që e takova dhe mori librin tim, e pashë që gjakderdhja e parë i kishte lënë pasoja. Agimin e kam njohur në kohën kur ai ishte keq ekonomikisht. Nëse ka qenë kush që ka dashur Kosovën, ai ka qenë Agim Doçi. Ka shkruar shumë për Kosovën. Ka qenë artist rebel gjithë jetën.Fizikisht jemi parë shumë pak, por dëgjoheshim shumë shpesh bashkë. Më është dhimbsur se nëse ka parë një lule të kuqe ka thenë është e kuqe, nëse e zezë e ka thenë e zezë”, deklaroi Çun Lajçi. A.K./TemA
Per poezi te thante piken, per kritike, ishte i drejteperdrejte dh s'perfillte fare, por ka pase dhe nje te keqe; ka qene edhe keshilltar i djalit te Besa Imamit, Arbenit dhe e bene çarçafe ushtrine deri edhe breket e gjata te ushtareve i shiten per te fituar, pa perfillur anijet e Pashalimanit, nuk e di qe qoftese ka ngele ajo 105-a. Ngushellime familjes dhe vargjet dhe kenget e tija do lexohen e kendohen ne çdo koha. Mekati mbyllet me largimin nga jeta. Kush te na e sjelle kete dite edhe per Saliun me shoket e tij qe te fillojme ecjen perpara si gjithe bota.
Per komentuesin: - e po: Doje te tregoje dicka te madhe me komentin tend, por e menderose fare. Ke perzier dhe ngaterruar kot, emrin e nje Artisteje te madhe si Besa Imami, duke i atribuar edhe nje djale qe ajo nuk e lindi kurre, sic eshte Arben Imami. I njejti mbiemer i tyre eshte vetem nje rastesi si kudo ne shqiperi dhe ne bote. Gazetari Artur Zheji është djali i aktores Besa Imami, e cila ka luajtur Donika Kastriotin (gruan e Skëndërbeut) në filmin "Skënderbeu". Besa Imami ka lindur në Gjakovë të Kosovës më 8 gusht 1928, por familja e saj vendoset në Tiranë në 1937. Ajo martohet më pas me Petro Zhejin (babain e Arturit). Ku e gjete zotrote, ne cilin regjister te gjendjes civile se Arben Imami eshte djali i Beses?