“Alo, alo”, një ndër hitet më të pavdekshme të muzikës së lehtë shqiptare, mban në tekst firmën e Agim Doçit, shuar në të gdhirë të kësaj të hëne.
Një ndër tre poetët ikonikë të festivaleve në RTSH, së bashku me Arben Dukën dhe Xhuljana Jorganxhi, mirditoro-kolonjari i diplomuar si inxhinier elektrik, pak do punonte në vitet ‘70-të si i tillë në një prej fronteve të ndërtimit të hidrocentraleve, për të vijuar një karrierë të gjurmwlwnwse artistike si poet e teksteshkrues. Gati aspak ideologjik e pothuajse tërësisht lirik, “Alo Alo” e tij, për paradoks, ka një dozë të madhe ideologjizimi në fabul, ndonëse lirizmi i saj është emocioni i parë dhe pse jo, i vetmi që përftohet.
Fabula e këngës është pak a shumë ajo e filmit “Kur hapen dyert e jetës”, me doktor Bardhylin, i cili sakrifikon dhe dashurinë për të mos i bërë bisht emërimit në fshat, në zonat e thella, për të ushtruar detyrën e mjekut. Dihet se në atë kohë, afshi i çdokujt për qytetin ishte ndër përpjekjet më titanike për një “jetë më të mirë” në kushte izolimi. Ndaj dhe një sërë filmash të asaj kohe e kishin temë trajtimi këtë çështje të mprehtë sociale, e cila mishërohet më së shumti te “Zonja nga qyteti”.
Dhe fabula e “Alo, alo”-s intepretuar nga Luan Zhegu këtë lloj përmban:
U dëshëm shumë ne të dy
dhe çdo mëngjes na gjente bashkë
(por)e meriton vallë dashurinë, s’më rri pranë kur unë jam larg
Por unë do shkoj dhe po të mos vish,
se koha mua më kërkon,
s’mund ta kuptosh ti dashurinë,
veç në qytetet me neon…
Dhe këtu ndodh kthesa, pasi ajo pranon ta ndjekë dashurinë e saj edhe jo në qytet, pra të dashurin e emëruar në fshat:
Dikush më tha se t’i do të vish,
s’më zuri gjumi deri vonë,
i the qytetit “lamtumirë”,
“më prit” më the në telefon.
Alo alo, alo, ty të dëgjoja,
dhe zërin tënd të ngrohtë unë pranë e doja…..
Pra, në thelb kemi një fabulë tërësisht ideologjike, por ngërthyer në një kontekst romantik, e dyta prevalon mbi të parën, ndihmuar nga një vijë melodike tejet e ngrohtë për veshin me autor Osman Mulën.
Rast i ngjashëm me këtë është “Pragu i vegjëlisë” me autore Xhuljana Jorganxhi, një këngë që ka në qendër Enverin, pa u përmendur si emër, një lloj varianti muzikor i librit “Vitet e vegjëlisë”, ku ish-udhëheqësi komunist rrëfen fëmijërinë në Gjirokastër.
Erdha prapë te ky prag i dashur,
ku gjithçka me zë të ngrohtë me thotë “mirësevjen”,
dhe çdo zemër portat mbi mban hapur,
mua birin tënd me mall më pret e më përcjellë…
tekste qe te sjelin zorret ne gryke, me keq se portreti i autorit...
Sipas gangstereve, hajduteve dhe baxhellave ( si kjo Marinela ) te sotme, te shkosh per te punuar ne fshat si mesues apo mjek duke i sherbyer shendetit, jetes dhe kultures se popullit na qenka " ideologji ". Po mire o horra dhe horre ! Nese eshte ideologji, cfare ideologjie qenka ? E mire apo e keqe, e dobishme apo e demshme, atdhetare apo antikombetare ?! Ju mirekuptoj. Juve ju nevoiten keta horrat dhe hajnat e sotem kriminele si shume politikane, majtas e djathtas, si shume mesues qe marrin para per provime dhe si keta mjeket e fundit qe, duke shkelur mbi jetet e njerezve te semure, kerkonin te benin para per te bere qejf neper Maldive dhe vende te tjera. Ky eshte " humanizmi " i ture dhe i zhgarravinave qe ' tremben " nga ideologjia e kenges se Agim Docit.
"Humanizmi" i skizofe si ai dhe ti qe kane cuar para xhelatit dhe vdekjes shoket e vet....
mirditoro-kolonjari??? Ju q**sha plakën se e prishet gjuhën shqipe Çfarë është kjo mirditoro-kolonjari!!
njifare kopili qe quhej Agim
Pra ideologjia e kesaj kenges na qenka humanizmi: mjeku duhet te sherbeje atje ku ka njerez ne nevoje. Sot jane arrestuar tre mjeke qe u vinin gjoba pacienteve me kancer. Po keta me cfare ideologjie jane mbrujtur dhe çfare muzike degjonin kur ishin studente?
Shume e sakte! Cdo dite qe kalon eshte rikonsiderim i komunizmit.
Alo alo alo, tema mos shkruaj anonim. Turp te keni qe përpiqeni te hidhni baltë mbi nje nje mit si Agim Doci.
Ba na cane menderen se iku nje plere te jeni te sigurte qe ata qe do vine do jene 100 here me te mire se ai byth-lepiers i keq .
Tere jeten kenduan te shkretet/ T'grisur çorapet, t'shpuara breket/ Vazhdone
Megjithate, ne nje interviste A. Doçi e ka thene vete se ishte ai qe i ka dhene idene autorit te tekstit "Nje djep ne barrikade" (H. Milloshi) qe, ne refren, ku paska qene "... Ne ishim komuniste, shoke te Qemalit ...", te kthehej "Ne ishim komuniste, shoke te Enverit ...". Pra, askush ne ate kohe nuk ka qene jashte ideologjise se diktatures.