Shqiptari i madh Rexhep Qosja, feston ditëlindjen!

25 Qershor 2024, 13:19Kulturë TEMA
Shqiptari i madh Rexhep Qosja, feston ditëlindjen!

Akademiku i njohur shqiptar, profesor Rexhep Qosja, feston sot ditëlindjen. Me 25 qershor të vitit 1936 ai lindi në një nga tokat më të bukura shqiptare, Vuthaj.

Dr. Rexhep Qosja është autor i rreth dyzet librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ndër to spikatin romanet "Vdekja më vjen prej syve të tillë" dhe "Bijtë e askujt".

Me botimet, shkrimet, analizat dhe opinionet e tij brilante i ka dhënë shumë shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por kudo që janë. Pak njerëz si ai, i kanë mbetur kombit tonë. A.K./TemA

 

6 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    dhe enverist sot dhe I madh nuk mund te jete...veçse nje enverist I mad...

    Përgjigjjuni
    1. a
      alphazeta

      Rexhep Qosja ka të botuar në frëngjisht edhe studimin e tij : "Çështja shqiptare". Botim i "Fayard", 1995, 326 faqe. Përkthyer nga shqipja nga Christian Gut.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shefki

        Edhe shume vite te shendetshme Profesore: I madhe, patriot vizionar i pa lodhshem per qeshtjen Kombetare , lume Kombi qe te ka. Shefki Mexhani SH B A.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baliu

          Nje zero ne politike, edhe pse nje puthadore i qdo pushteti. Pa ndonje merite nderkombetare ne letersi, edhe pse mundohej ta "rehabilitoj" Peter Handke-n vajtuesin e Sllobes. Nje "yll" ne erresire te cilit moti i ka skaduar afati.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Naim Frasheri i ri

            Jetë të gjatë, pleqëri të mbarë dhe sa mëshumë VULLNNET PËR TË THËNË SI NGAHERË TË VËRTETËN.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malo Labi.

              Edhe 100 të tjera Profesor.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje