Anëtari i grupit, Björn Ulvaeus, (Bjon Ulvius) ka deklaruar se ABBA mund të mos dalë më kurrë së bashku në publik.
Në një podcast, Ulvaeus zbuloi se shfaqja e fundit e ikonave të pop-it së bashku për titullin e tyre të kalorësisë suedeze mund të ketë qenë takimi i tyre i fundit publik.
Grupi mori Urdhrin Mbretëror Vasa nga Mbreti Carl XVI Gustaf i familjes mbretërore suedeze për kontributin e tyre në muzikë muajin e kaluar.
Ulvaeus zbuloi se ai dhe shokët e tij të grupit e kishin kuptuar se mund të kishte qenë “rasti i fundit” që të katër anëtarët do të ishin bashkë në publik.
“Ne qëndruam aty të qetë, duke e pranuar nga dora e mbretit dhe ai tha disa fjalë, ishte një ceremoni shumë e qetë dhe shumë elegante. Sigurisht që të katër ishim atje.”- u shpreh ai.
Kur Ulvaeus pyet nëse grupi takohet shpesh me njëri-tjetrin, ai u përgjigj se në publik shihen shumë rrallë.
Grupi ka përqafuar mundësitë teknike të turneut pa u shfaqur vetë në skenë përmes koncerteve të tyre holografike, pas albumit të tyre të vitit 2021 ‘Voyage‘ (Voiegj) – i pari që nga viti 1981. A.K./TemA
Lini një Përgjigje