"Kur Milan Kundera ndërroi jetë m'u duk sikur iku një anëtar i familjes" - Mirela Kumbaro rrëfen mesazhet e shumta që ka marrë si përkthyese për ndarjen nga jeta e gjeniut të letrave

25 Qershor 2024, 20:31Kulturë TEMA
"Kur Milan Kundera ndërroi jetë m'u duk sikur iku një

Mirela Kumbaro, profesoreshë e letërsisë frënge dhe ish Ministre e Kulturës, ka dhënë një intervistë në RTSH ku ka folur ndër të tjera dhe për përkthimet.

Kujtojmë se ajo si njohëse e shkëlqyer e gjuhës frënge është dhe përkthyese e një pjese të madhe të veprës së Milan Kunderës që vdiq me 11 Korrik të vitit të shkuar.

Ajo ndër të tjera ka përkthyer “Një takim” dhe “Shakaja”. Kundera është një nga të pakët shkrimtarë që mund të quhen dhe shkrimtarë disidentë. Ai, pasi përjetoi Pranverën e Pragës në 1968 u zhvendos në Francë dhe pas një periudhe kohe vendosi të shkruante vetëm në frëngjisht.

Lindur në Brno të Çekisë, ai, vitin e shkuar, pak përpara se të vdiste, vendosi ti dhuronte librarinë e tij me 2300 volume qytetit të tij të lindjes duke themeluar kështu një vend të ri kulturor.

“Mund të them këtu një gjë që më ka bërë shumë përshtypje dhe unë e mora si një lloj komplimenti nga publiku që ka lexuar përkthimet e Kunderës në shqip. Që kur Kundera ndërroi jetë një vit më parë, ose diçka më pak, kam marrë shumë mesazhe, nga lexues të ndryshëm, nga miq, të cilët më ngushëllonin, Milan Kundera, dhe mu duk sikur, mu duk sikur kishte ikur një anëtar i familjes.”- u shpreh Kumbaro në një intervistë për RTSH. A.K./TemA

 

9 Komente

  1. P
    Petrit

    Jo deri ketu …. Te pergjerohem. Mund te thuash se je merzitur Por jo te barazoshw Kunderenw me familjen- vellain, motren , vajzen , djalin pa permendur X tat ……

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinela

      A ty te te rroje Besnik Mustafaji pa te tjeret...

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bato

      "Shakaja" ne shqip ka ardhur ne biblioteken e Lidhjes Shk. ne fillim te viteve '80, botim i Rilindja e Kosoves. Perkthimi i zonjes eshte si kofini pas te vjeles!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Saranda

        Mirela, i mbajte fjalen Mitsotaqisit? Vetem fjalen apo i mbajte edhe gjithe te yjerat.

        Përgjigjjuni
        1. h
          haa C'eshte ky Lajm Haleesh !

          kundera ishte nji shkrimtar i rendomt qe s'e piurdhte jeri ne Europe njelloj si kakareja. idiotia duhet edhe ta rreklamoj veten !

          Përgjigjjuni
          1. D
            DS

            Kam nje fantazi seksuake per Mirelen, qe nqse do kisha fatin tja tregoja do ishim bere shume shok te mire me mbrapa.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Kush ka punuar dhe punon per Rilindjen ka ndjenja te jashtezakonshme njerezore dhe jo materialiste!

              Përgjigjjuni
              1. A
                AX

                Kjo eshte dhe ministrja me idiote e kabinetit Rama

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Llazi , shoku i Hajros

                  Mirelaaaa, Luan Pobrati tregonte histori interesante kur punonit bashke ne hotel Dajti, ti si perkthyese, Luani si nendrejtor i AlbTurizmit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje