Njohja ndërkombëtare e qeverisë së Fan Nolit

25 Qershor 2024, 18:54Kulturë prof.dr. Ksenofon Krisafi

Revolucioni i qershorit drejtohej kundër shtypjes feudale vendase, ndërhyrjes së kapitalit të huaj, u përpoq për mbrojtjen e interesave kombëtare, ekonomike, shoqërore, kulturore etj si dhe për demokratizimin e shoqërisë shqiptare etj. Ndikoi gjithashtu në rajon e më gjerë. Fan Noli, një nga personalitetet më të shquara të Botës shqiptare, me profilin e vet të spikatur atdhetar, me shkëlqimin si politikan e diplomat, personalitet me horizont të gjerë, me koncepte dhe sjellje të konsoliduara demokratike, bëri epokë dhe i dha emrin e vet kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Në këtë kumtesë flitet për përpjekjet e gjithanshme të qeverisë së tij për sigurimin e njohjes ndërkombëtare. Tregohen gjithashtu edhe disa nga shkaqet e dështimit. Një pjesë të tyre i rendit në mënyrë koncize ministri amerikan në Tiranë, Grant-Smith, në njoftimin për Departamentin e shtetit, të 19 qershorit 1924. Ai shprehet se “italianët dëshirojnë që regjimi aktual të mbështetet, nëse legjitimohet, ministri britanik…, është shprehur hapur kundër njohjes, kolegu francez pranon me vështirësi legalitetin e regjimit dhe shpreh dyshime për stabilitetin e tij, ndërsa serbët e grekët presin rrëzimin e regjimit, por jo hapur”.
Ndër shkaqet kryesore të qendrimit gati unik të faktorit ndërkombëtar, kundër qeverisë së Nolit, që mori trajtën e bojkotit ndaj kërkesës për njohjen ndërkombëtare të saj, mund të përmenden frika e shndërrimit të shembullit shqiptar në precedent dhe personaliteti i Nolit, që, i frymëzuar nga idetë e presidentit Uillson për demokratizimin e jetës së bashkësisë së shteteve dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, iu kundërvu qëllimeve antishqiptare të fqinjëve.
Është renditur gjithashtu si pretekst edhe fakti që Noli ishte “kryeministër i shpallur” kurse regjimi i tij një minorancë në Parlament, që e kishte fituar pushtetin me forcën e armëve dhe nuk vlerësohej si qeveri e ligjshme. Ky opinion, i vështruar në optikën e të drejtës ndërkombëtare dhe praktikës së deriatëhershme, nuk gjente mbështetje. Sepse ka pasur jo pak raste ndryshimesh qeveritare jo kushtetuese, që janë pranuar dhe qeveritë e ardhura prej tyre janë njohur. Një prej tyre ishte qeveria bullgare, që kishte ardhur në fuqi një vit para qeverisë së Nolit, në qershor 1923, pas grushtit të shtetit që shkaktoi disa mijëra viktima. Dhe megjithatë u njoh 5 ditë pas masakrës, ku u vra edhe vetë kryeministri. Në Shqipëri “revolucioni i qershorit 1924”, nuk u shoqërua as me viktima as me rrëmujë.
Gjatë periudhës gjashtëmujore të qëndrimit të Nolit në krye të qeverisë, ai, “bëri mjaft, por arriti pak”. Pavarësisht nga përfundimi që pati, Revolucioni i qershorit, shprehet prof. A. Puto, mbetet një etapë e rëndësishme e lëvizjes së emancipimit demokratik social në Shqipëri, me një trashëgimi të spikatur historike, me Nolin si figurë mbizotëruese. Prof. R. Qosja e cilëson një “Moisi modern”. “Ndonëse nuk e çoi dot popullin e vet në “tokën e premtuar”, megjithatë “Moisiu” i qershorit ushtroi një ndikim të fuqishëm në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, duke qenë një pikë referimi e përhershme dhe një udhëheqës shpirtëror i njohur përgjithësisht i qarqeve përparimtare në gjithë botën shqiptare.”

*Kumtesë mbajtur në konferencën shkencore "Revolucioni i Qershorit në jubileun e 100-vjetorit" mbajtur nga Akademia e Shkencave.

5 Komente

  1. 7
    777

    Noli si kaur ,,,ishte Mojsiu ,,,,po nuk e la Musaj ,,qe kishte shumicen ,,,allah ekber ,,,

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baliu

      Nje pyetje e rendesishme eshte se sa ka patur ndikim Revolucioni i Nolit tek socialdemokratet shqiptare, dhe pse socialdemokratet nuk u perkrahen nga perendimi edhe me 1944?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hora

        Noli qe bolshevik ortodoks dhe jo demokrat.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Revolucioni i qershorit drejtohej kundër shtypjes feudale vendase, ndërhyrjes së kapitalit të huaj, u përpoq për mbrojtjen e interesave kombëtare, ekonomike, shoqërore, kulturore etj si dhe për demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Fjalia me e pa kuptimt dhe e pa vertete e pa dokumentuar me fakte e prova eshte kjo fraza e mesiperme qe do te na shese nje te pavertete te madhe kur e verteta eshte se ishte nje grusht shtet e udhehequr nga disa njerez ambizioz qe bene vetem per ambicjet e tyre per pushtet. Te tjerat qe shkruan autori jane broçkulla nga shkolla enveriste e historise.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Fan S .Noli,ishte dhe mbeti emblema e krenarise te kombit tone.Kete meteor,Zoti e lindi si nje shqiptar i devotshem i cili duke e ndier nevojen e kohes te interesave kombetare,por kjo ,gjithmone duke i pasur edhe aftesite e veta ,u be burr shteti i cili per here te pare e emeroi dhe e perhapi ne bote,se eshte nje vend qe vetem SHTET nuk i kan thene sepse ,fqinjet grabitqar (serbia,mali i zi,greqia ,bullgaria,turqia me pare per 500vjete)ja kishin vjedhur imazhin SHTET. Prandaj pos te gjitha atyre veprimtarive te veta,Noli i pavdekshem ,kombit tone i sherbeu edhe si : THEMELUESI i shtetit te pare Shqiptar.Kjo eshte nje merite e vecante.Vitet do rridhnin si nje lum i terbuar,armiqet shekullor ishin dhe mbeten te njejtit.Ata me pripaganden e tyre te cmendur hodhen helmin ,percarjen urrejtjen te cilat nuk kan qen veti e kombit tone,fatkeqesisht ajo u hodh u mboll dhe egziston edhe sot..kjo verehet me se miri kur ndonje palaco sherbetor WC vjell po ate vrer si ne epoken e titos te milloshevicit te vucicit...Turp.Armiku punon rend,dhe shum delenxhinj te mallkuar i sherbejne atyre,por vlerat e medha qe i kane dhene kombit tone,kurr nuk do te zbehin madheshtine e veprave te tyre ,te te madhit Fan Stelian Noli,por edhe te xhaxhit Enver sic e thoshte i ndjeri gjyshi im dhe im ate (pamvaresisht gabimeve te cilat ja impononin rrethanat ...)Adem Jashari ,mbesin shkembij te pa luhatur te pa njollosur nga denglat e armiqeve shekullor rusoserb greko fil..Te perdorim ndergjegjen te vleresojme cdo figure shqiptare,si biri i mbare kombit dhe jo te njollosen nga aspekte te besimeve fetare,produkt i armiqeve tane.E ndie obligim qe te permend Pashko Vasa Shkodrani qe para 150 vjeteve e leshoi slloganin.,: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Te mundohemi te ndiemi borxhlij para te gjithe atyre te cilet kane kontribuar per nje SHQIPERI ETNIKE.Lavdi emri vepra e burrshtetit te pare shqiptarFan S Noli.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje