Në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u organizua promovimi i librit "Antonio Gramshi" i autorit Jaup Zenuni, botim i Akademisë së Shkencave. Kjo veprimtari pati si organizatorë të saj edhe shoqatën atdhetare e kulturore "Gramshi".Veprimtari në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe të pranishëm ishin diplomatë të Ambasadës së Italisë dhe drejtues të Institutit Italian të Kulturës
Morën pjesë dhe folën për figurën poliedrike të Antonio Gramshit, sjellë me vërtetësi dhe referenca të shumta nga autori: përfaqësuesi i ambasadës italiane në Tiranë Giacomo Montemarani, rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit prof. dr. Ylber Bezo, drejtori i Institutit Italian të Kulturës dr. Alessandro Ruggera, historianët Maringlen Kasmi e Simon Gega.
Recensuesit, në fjalën e tyre, evidentuan vlerat e intelektualit të mirënjohur europian Antonio Gramshi si filozof, estet, politikan, gazetar dhe qendrestar i guximshëm ndaj fashizmit.
Diplomati italian Montemarani midis të tjerash u shpreh se, ashtu si në Shqipëri ka shumë rrugë dhe sheshe me emrin "Skënderbej", ashtu dhe në Itali ka shumë sheshe e rrugë me emrin "Antonio Gramshi". Ai theksoi gjithashtu se disa prej ideve të Gramshit janë aktuale edhe sot.
Drejtori i Institutit Italian të Kulturës dr. Ruggera theksoi se figura e Antonio Gramshit shërben si urë lidhëse midis dy popujve tanë. Ai u shpreh se autori Jaup Zenuni duhet përgëzuar për faktin se sjell për lexuesin shqiptar një biografi të kësaj figurë të madhe, që në Shqipëri ende njihet pak.
Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi u ndal më në detaje mbi vlerat e librit të autorit Jaup Zenuni.
Prof. asoc. dr. Simon Gega paraqiti disa paralele midis zhvillimeve politike në Itali në kohën kur Gramshi pati kulmin e veprimtarisë së tij politike me situatat në Shqipëri në dekadat e fundme. Ai vlerësoi punën plot durim e këmbëngulje të autorit për ta sjellë sa më të vërtetë para lexuesit shqiptar këtë figurë të shquar.
Në fund autori falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe evidentoi se i është dashur një punë kërkimore dyvjeçare për përfundimin e këtij libri, duke iu referuar 53 studimeve të më të përparshmëve dhe shumë artikujve shkencorë botuar mbi jetën dhe veprimtarinë e Antonio Gramshit. A.K./TemA
E nga e nxorre konkluzionin o shkrimtar anonim qe arbereshin Antonio Gramshi e njohin pak ne Shqiperi. Mos e mat me metrin e brezit te budallepsur nga celularet dhe Instagram se ata nuk dine gje as per Pandeli Sotirin apo Dede Gjo Lulin. Kurse Alekasander Moisiun e njohin si nje universitet qe ka emrin e nje deshmori.
Pak e njohin o i nderuar, pak. Pak eshte shkruar per te. Ky eshte libri i dyte qe shkruhet per te. Jane shkruar edhe disa artikuj. Nje figure si Antonio Gramshi meriton shume me teper vëmendje dhe vlerësim.
Bravo Jahup Zenuni qe ka shkrujt per Andonin,,,,,ore bravo