Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”, në shënjestër nga grupet e djathta për shkrimet e saj

28 Qershor 2024, 14:25Kulturë TEMA
Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”,

Autorja indiane Arundhati Roy është vlerësuar me çmimin ”PEN Pinter” të këtij viti’, sipas BBC.


Pas marrjes së këtij çmimi 62- vjeçarja Arundhati Roy, deklaroi se është e kënaqur që ka marrë këtë vlerësim.

I krijuar në kujtim të dramaturgut Harold Pinter, çmimi është për shkrimtarët me “meritë të jashtëzakonshme letrare që hedhin një vështrim të palëkundur mbi botën”.

Roy është një autore fituese edhe e çmimit ”Booker Prize International”.

Ajo është një figurë polarizuese dhe shpesh është vënë në shënjestër nga grupet e djathta për fjalimet dhe shkrimet e saj.

Roy ka qenë e hapur në kritikat e saj ndaj synimeve të supozuara të qeverisë së Partisë Bharatiya Janata (BJP) ndaj myslimanëve dhe gjithashtu ka folur për rënien e lirisë së shtypit në Indi gjatë mandatit të Modit.

Ajo ka shkruar për çështjet e të drejtave të njeriut në Indi si dhe për luftën dhe kapitalizmin globalisht.

Presidentja angleze e PEN-it, Ruth Borthwick, vlerësoi Roy-n për rrëfimin e “historive të padrejtësisë, me zgjuarsi dhe bukuri”.

“Ndërsa India mbetet një pikë e rëndësishme, ajo është me të vërtetë një mendimtare ndërkombëtare dhe zëri i saj i fuqishëm nuk duhet të heshtë”, theksoi Borthwick. A.K.TemA

Lini një Përgjigje