Shfaqet baleti “Fatalita” në Tiranë, një vepër për fuqinë e gruas

28 Qershor 2024, 12:11Kulturë TEMA
Shfaqet baleti “Fatalita” në Tiranë, një vepër

Ana Karenina, Zhuljeta, Violeta dhe Carmen, 4 heroina të artit dhe letërsisë botërore për tragjedinë, dashurinë dhe madhështinë e fuqisë së gruas erdhën në një shfaqje të vetme ‘Fatalita’ në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Premiera nën koreografinë e italianit Toni Candeloro dhe interpretimin e Enada Hoxhës, përcolli përmes baletit dhe gjuhës së trupit mesazhe sensibilizuese si jehonë të asaj që sot përjetojnë gratë dhe vajzat, mbi dramën e gruas në shoqëri.

Baleti “Fatalita” vjen si një ndërthurje mes skenografisë, ndriçimit, kostumografisë dhe lëvizjeve të baletit edhe sonte në TKOB. A.K./TemA

Lini një Përgjigje