Gëzuar 7 marsin ditën e mësuesit.

7 Mars 2025, 15:40Kulturë TEMA
Gëzuar 7 marsin ditën e mësuesit.

Nga Kastriot Kotoni

Mësuesit e Shqipërisë ishin ata që i kanë ngulitur në mëndjen e nxënësit shqiptar dashurinë për atdheun për dijen. Mirnjohje për punën e tyre fisnike.

Vajza më suprizon si çdo dit dhe pa shkuar si çdo mëngjes në shkollë bleu tri buqeta me lule. E pyeta dhe nuk më tregoi kujt do ia dhuronte. Së pari shkoi në derën e gjyshes së saj mësuese Etlevës dhe më kujtoi se për sa kohë jam martuar me vajzën e kësaj familjeje festohet me shumë gëzim dita e mësuesit. Kujtoj vjerrin tim të ndjerin Maklan Mullaj tek hapte mëngjesin me urimet e 7 marsit me kolegët e tij në të gjitha shkollat e republikës nëpërmjet valëve të telefonit.

E kishte bër të veten këtë dit apo në dejet e fisit të tij atdhetar kishte lidhje hapja e shkollës shqipe në qytetin e Korçës? Besoj se ishin të dyja në mos edhe më shumë! Kur i dëgjoja mësuesit në shtëpinë e gruas dhe miqësinë e tyre me kolegët nga Lezha e Tirana dhe e gjithë Shqipëria mendoja me vete, sa mir ky brez i viteve 1970 feston e gëzon arritjet e tij me shumë nostalgji e respekt. Tradita ende vazhdon kjo më bën të shpresoj se brezat i kanë lënë njëri tjetrit pasurinë e respektit për punën e misionarit të dijes profesionit të mësuesit.

Në kohën e mbretërisë paga e mësuesit vinte e treta pas ushtarakëve dhe kur u hap "Normalja" e Elbasanit u quajt çlirim për Shqipërinë nga politikanët e kohës. Kujtojmë këtu drejtorin e parë të saj patriotin Luigj Gurakuqin. E kanë thënë të tjerë e po e përslrisim sërish pa këta arsimtar patriot të cilët u rreshtuan në frontin e dijes në skajet më të largëta të kombit nuk do të kishim gjuhën shqipe.

Arbëreshët e mbajtën të ndezur eshkën e saj dhe ua përcollën rilindasve të Stambollit . Petro Luarasi ishte dëshmori i parë i shkollës shqipe  ndaj dhe jemi kombi të cilit i është luftuar gjuha e tij si asnjë kombi tjetër në botë. Mësuesit e çdo regjimi në Shqipëri u bënë ndërgjegja dhe pasqyra kombëtare ata kanë sakrifikuar skajeve të atdheut njësoj si profesionet më të vështira. Kujtohen me nostalgji dhe mirë e bëjnë kaligrafia e nënpunësve në kohët e shkuara. Kjo tregonte se vargjet e Naimit për gjuhën shqipe kishin jo vetëm vlerën e mendimit të thellë kombëtar, por edhe bukuria e të shkruarit të kësaj gjuhe i jepte rëndësinë e simbolikës si gjuhë e mirësisë e bukurisë dhe perëndisë.

Naimi i madh i konsideronte për nga bukuria si gjuhët e shkruara  nëpër librat e shenjtë. Titulli më i lart "Mësuesi i popullit" flet shumë për respektin që shoqëria i ka dhënë këtij profesioni. Ne kjo ndërgjegje për arsimin na shpëtoi si komb dhe i përulemi me respekt arsimtarëve në breza. Lulet për mësuesit që po dhurohen sot, janë një shprehje kuptimplote se diku dikush, duhet të kujtohet se brezat kanë nevojë komunikimi ose të vazhdojnë udhën e gjyshërve dhe gjysheve arsimtar, por edhe vëmendja e shtetit për këtë profesion të vështir duhet të ishte më e madhe.

Politizimi i skajshëm dhe militatntizmi në arsimin tonë në 34 vjet plruripartitizëm ka lënë pasoja për dekada. Politika ka tentuar që për hallet personale ta çoj Shqipërinë në humnerë, por ishin këta mësues dhe arsimtar që ndaluan gjakderdhjen me hapjen e shkollave ata i thanë po "jetës jo dhunës" në vitet 1992 në vitet 1997-1998.

Politikanët ish arsimtar ose petagog e profesor ta lënë njëherë mantelin e politikanit dhe t'i bashkohen halleve shqetësimeve që ka arsimi në vend! Fenomenet e bulizimit e korrupsionit nëpër sistemin tonë të edukimit kanë nevojë për ligje të reja. Për një kod etike të saksionuar me ligj për mësuesin, shkollën dhe nxënësin, por mbi të gjitha për mediat në të gjitha format si televizionet kombëtare dhe lokale, portalet dhe platformat e ndryshme në internet, nëse do t'i dalim përpara fenomeneve të dhunës nëpër shkolla dhe ambientet e edukimit të brezave.

1 Komente

  1. K
    Kauri

    GEZUAR MUAJIN E RAMAZANIT TE GJITH MYSLYMANET SUNIT DHE BEKTASHI ,,,ZOTI ALLAH QOFT ME JU AMIN

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje