VIDEO: "Gjurmë zërash"/ Benet Beci i bën jehonë trashëgimisë së çmuar shpirtërore që mban Shkodra!

8 Tetor 2024, 13:03Kulturë TEMA
VIDEO: "Gjurmë zërash"/ Benet Beci i bën jehonë

Bëhet fjalë për librat! Benet Beci, djali i Bahri Becit, gjuhëtarit të shquar, i ka bërë jehonë ditën e djeshme një interviste të një librari shkodran.

"Gjurmë zërash" sjell në tetorin e letërsisë historikun e bibliotekave të Shkodrës, përmes rrëfimit të personazhit të radhës! Emri i tij është i lidhur fort prej vitesh me bibliotekat e qytetit, për të cilat ka dhënë dhe vijon të japë një kontribut të çmuar!

Është zotni Gjovalin Çuni, aktualisht drejtori i bibliotekës "Zoja e Shkodrës", pranë famullisë me të njëjtin emër! - shkruan kryetari i bashkisë Benet Beci.

Gjovalin Çuni ka folur ndër të tjera dhe për ekspozimin para disa viteve të librave të vjetër dhe për faktin se është çuditur nga sasia që disponojnë familjet e vjetra shkodrane.

Ai thotë se këto familje ruajnë “me fanatizëm” këto trashëgimi të çmuara që i shërbejnë më së mirë kulturës materiale por dhe asaj shpirtërore. A.K./TemA

 

 

Lini një Përgjigje