LIBRI I DITËS: "Djegia"- ROMAN i Srdan Srdić që forcon pozitën e tij si një prej prozatorëve më të mirë serbë

5 Dhjetor 2025, 14:38Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Djegia"- ROMAN i Srdan Srdić që forcon

Përmbledhja me tregime "Djegia" e Srdan Srdić e forcon pozitën e tij si një prej prozatorëve më të mirë serbë dhe jo vetëm. Nëntë historitë e librit e vendosin lexuesin përballë brendisë së përditshmërisë ku, diku në provincë, takohet në formën më radikale me mungesën e shpresës dhe dëshpërim-in e tranzicionit të pafundmë ballkanik. I përkushtuar ndaj angazhimit shoqëror dhe rrengjeve narrative, gjuhësisht, Srdić-i ia del ta shpërbëjë të tashmen në banalitete të pafund-me, qoftë liberale, ashtu edhe konservative, me të cilat jemi lodhur prej vitesh, deri në atë pikë sa të mos e dallojmë dot më thellësinë e mugëtirës brenda së cilës jetojmë.

Historitë e Srdić-it janë gjuhësisht të përkryera dhe autenticiteti u dallo-het në mënyrë emblematike. Largësia ironike që Srdić-i përdor për të folur rreth personazheve të tij që shpeshherë janë të margjinalizuara nga shoqëria dhe në raport krejt të çrregullt me përyshpjen që kanë ndaj vetes, kombinuar me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve, ndërlidhjeve dhe një numri të madh referencash ndërtekstuale, e bëjnë këtë përmbledhje me tregime një kryevepër të përnjëmendtë, e cila, pa bërë asnjë kompromis, hedh dritë në aspektet e çuditshme të jetës bashkëkohore.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

PËRKTHEU NË SHQIP: Xhelal Fejza

SHTËPIA BOTUESE: Onufri

Lini një Përgjigje