LIBRI I DITËS: "Një dashuri në listëpritje"- Një takim rastësor ringjall një histori dashurie, të lindur në bankat e shkollës...

24 Tetor 2025, 19:58Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Një dashuri në listëpritje"-

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Një dashuri në listëpritje"

Shtëpi botuese: Toena 

Çmimi: 1.300 Lekë

Ai është Zhan-Lui, një shkrimtar i njohur nga Nju-Jorku. Ajo është Liza, një kirurge kryeneçe në një spital në Paris.

Një takim rastësor ringjall një histori të gjatë e të mundimshme dashurie, të lindur në bankat e shkollës dhe të pafinalizuar. Është fillimi i një vazhdimësie frenetike ngjarjesh që do t'i shtyjnë protagonistët të reflektojnë mbi kuptimin e jetës dhe zgjedhjet e tyre.

Ndërsa historia zhvillohet, ata do të përpiqen të shpëtojnë nga "kurthi imazhit dhe zakoneve të tyre", për të arritur jetën e përsosur që kanë ëndërruar gjithmonë. A do t'ia dalin mbanë vallë?

Në qendër të vëmendjes është edhe salla e kirurgjisë, që bëhet shkak për të sjellë në dritë hije të tjera të pazbuluara. Vetë Liza rrëfen dashurinë e saj më të madhe: "Salla e operacionit është vendi në botë ku jam më e lumtur."

"Ajo çka kam mësuar nga ky leksion, siç e quan ti, është se jeta është e shkurtër dhe unë, në një pjesë të mirë, e kam çuar dëm. Kam luftuar për t'u bërë një shkrimtar i famshëm, për të fituar National Book Award dhe për shumë gjëra të tjera. Por unë, jetën time e doja me ty. Dhe nuk kam luftuar sa duhet për të pasur atë që doja më shumë.

-Pusho, tani! Mos thuaj budallallëqe... - Pse duhet të pushoj? Jetojmë kaq pak, Liza. Duhet t'i marrim gjërat që duam. Jo të vazhdojmë t'i shtyjmë...

Lini një Përgjigje