Eventi më jetëgjatë i bukurisë shqiptare, “Miss Shqipëria 2025”, ka mbyllur sot me sukses edhe etapën e tretë dhe të fundit të turit turistik, dedikuar realizimit të videove për natën finale.
Nën moton “Det”, 25 finalistet vizituan dhe u filmuan në disa nga perlat e bregdetit të jugut, Sarandë, Borsh, Himarë, Qeparo e Porto Palermo duke sjellë përmes kamerës bukuritë e jashtëzakonshme të rivierës shqiptare dhe ujërave kristaltë të Jonit, transmeton RTSH.
Organizatorët e “Deliart Association” e konsiderojnë këtë tur ndër më të suksesshmit në 27 vite histori të eventit, si për nga dinamika artistike, ashtu edhe për zhvillimin e ndjeshëm të infrastrukturës turistike në jug të vendit.
Finalistët përjetuan udhëtime detare, vizita kulturore dhe momente argëtimi në bare e restorante buzë detit. Ndalesë e veçantë ishte kalaja e Porto Palermos, aty ku në vitin 2022 u shpall “Miss Shqipëria” Drita Ziri.
Pas këtij turi, destinacioni final është Tirana, ku më 18 qershor, në Amfiteatrin e Liqenit, do të zhvillohet nata finale e edicionit 2025, për të zbuluar kush do të kurorëzohet mbretëresha e këtij viti.
u shkerdhyet mire ne jug tani rradhen e ka tregu i tiranes