Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, janë organizuar homazhe përkujtimore dhe është hapur Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
"Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gjeti dinjitet, peshë dhe qëndrueshmëri. Breza të tërë do ta njohin përmes trashëgimisë së mendimit kritik, kërkesës për nivel dhe besim se kultura e mban gjallë një komb.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!" - shkroi Haxhiu.
A.K./TemA
Ne cilen xhami a tu bo gjullurdi/ceremony mortore ...!?