Pak kush e dinë: Kjo është historia e vërtetë e krijimit të këngës "Xhamadani vija-vija"

31 Gusht 2025, 21:37Kulturë TEMA

Po kush e di nga ka ardhur kjo këngë? Është shkrirë aq njësh me emocionet kombëtare, sa duket si një krijim i vjetër, me autor popullin, por nuk është kështu.

Kjo këngë është relativisht e vonë dhe autorët e saj mund ta tregojnë shumë imtësisht historinë e krijimit të saj që pak njerëz e dinë. Të mërzitur që fama e tyre nuk është aq e madhe sa ajo e këngës?

Ndoshta ky është i vetmi skenar, kur një artist nuk ndjen pengun e anonimatit, sepse ç’triumf më të madh mund të arrijë një krijues sesa kur krijimi i tij hyn bëhet e pjesë e shpirtit të publikut dhe e pëlqen i madh e i vogël?!

Këta krijues janë kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku që ka krijuar vargjet, ndërsa këngëtarja që e ka sjellë e para, për të cilën edhe është krijuar kjo këngë, që titullin në origjinal e ka pasur “Kam një lot, m’pikon si ar”, është këngëtarja nga Kosova, e nderuar edhe me çmimin “Mjeshtre e Madhe” në Shqipëri, Shkurte Fejza.

Kënga është krijuar brenda një nate, në periudhën 1992-1993. Ishte udhëtimi i parë i Shkurte Fejzës në Shqipëri, pasi ishte bërë e njohur në Kosovë, si një këngëtare që kishte mbajtur gjallë shpirtin kombëtar dhe ishte persekutuar nga regjimi serb.

Dhe ndërsa ajo vjen në Shqipërinë e ëndërruar, artistët shkodranë menduan të krijonin një hit që të bënte bashkë Kosovën dhe Shqipërinë përmes artit.

Kompozitori Zef Çoba kujton: “Unë ndërgjegjen time krijuese e kam shumë të lidhur me ndërgjegjen kombëtare. Kam studiuar shumë etnosin dhe folklorin tonë muzikor dhe kur krijova këtë këngë isha me një “ngarkesë” të tillë kombëtare”.

“Kur isha në një koncert me një grup nga Shkodra pata fatin të bija në kontakt me shqiptarët e Kosovës. Emocionet dhe përshtypjet janë të jashtëzakonshme”.

“Më pas, rashë dakord pë këngën me këngëtaren Shkurte Fejza dhe shkova menjëherë tek miku im poet Alfred Çapaliku. Ishte ora 22.45 dhe i thashë të çohej nga shtrati dhe të fillonim menjëherë punën. Atë natë kemi punuar deri në orën 4 të mëngjesit dhe në orën 5 të mëngjesit gjithçka ishte e mbaruar.”

Poeti Alfred Çapaliku, autori i tekstit të këngës thekson: “Në darkë më erdhën në shtëpi Shkurte Fejza me bashkëshortin dhe miku im Zef Çoba. I thashë gruas t’i shërbente mysafirëve dhe vetë u futa në dhomë për të shkruar i qetë tekstin e këngës”.

“Mora frymëzim nga Shkurte Fejza dhe nisa tekstin si një udhëtim, udhëtimin që kishte bërë këngëtarja nga Kosova për të ardhur në Shqipëri. Më vjen mirë sepse kjo këngë po e humb autorësinë dhe po kalon në folk”.

“Gjithashtu më ka rastisur ta dëgjoj këtë këngë në diskoteka dhe më vjen mirë që pëlqehet nga brezi i ri”.

“Kam marrë shumë çmime, por ajo që më krenon më shumë është kur në 2 shtator të vitit 2002, në ndeshjen miqësore Kosovë-Shqipëri i gjithë stadiumi buçiste duke kënduar refrenin e kësaj kënge”, nënvizon kompozitori Coba në një intervistë për Top Channel në vitin 2011.

Në këto vite, është bërë disa herë me radhë krenar Çoba, por edhe Çapaliku dhe Shkurte Fejza!/Class

———————

/observer/

10 Komente

  1. R
    Respekte

    RESPEKTE ! Per te dy keta te nderuar, jam i mendimit qe sa here jepet ne tv kenga, te vihen me titra, muzika nga Zef Coba, teksti Alfred Capaliku.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qatipe Qafmolla

      Kujtova se e kishte shkruar kete kenge ptof. Eda Xhajanka se ajo i ka qejf keto cerga ku shtrihet dhe renkon si dosat mes manxhukut nder shale.

      Përgjigjjuni
    2. R
      Real

      Shkodra si gjithmone ne balle te kultures kombetare. Eshte toke pjellore. Respekte per keto gjigande te muzikes dhe krijimtarise. Mbasi jemi ne kete linje nje mirenjohje dhe respekt edhe per gjigandin e muzikes shqiptare, te pa harruarin PJETER GACIN per kompozimin e kenges: PER TY ATDHE nje hymn i pa vdekshem.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje nga Durresi

        Jam me origjine nga Jugu, te cilen padyshim e vlersoje dhe ndihem krenar,por gjithmon per mua dhe jo vetem per mua Shkodra dhe shkodranet kane qene aristokracia e arsimit,kultures,letersise,muzikes,folklorit,historise,tolerances dhe ne vencanti e Atdhedashurise.Une nuk e di se si do te ishte Shqiperia dhe populli shqiptar pa Shkodren dhe shkodranet.Mos me keqkuptoni,,te gjitha trevat dhe qytetet kudo shqiptare kane kontributet e tyre,por jo si Shkodra.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha Braho

          Une sta them per mburrje por nga Kuçi jam, po ti o durrsak mo u merzit!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektese

            Xha Bravo. Nuk e the mirë mo. Thuhet "mos u murxit a i vrarë".

            Përgjigjjuni
        2. I
          Iliri

          Me njerez Te medhenj ngrihet Kombi. Faleminderit artisteve Coba e Capaliku. Me thjeshtesine e tyre lartesojne Vehten

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miku

            Kjo kenge te ndez pa hapur gojen,tani mesova nje te vertete,qe kompozimi dhe poezia,jane te dy artisteve te shquar shkodrane,le ti mbetet autoresia,siç e thane dhe artistet,anonimatit POPULL. Mbas shume dekadash,do te kthehet ne legjende,dhe ne tekstet shkollore do te thuhet'Autori popull'!

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me dashuri,e qetesi!

              Çfare komentesh doni kur nuk i botoni? Te japesh nje opinion,brenda etikes eshte njerezore dhe edukative,ne te pelqen apo jo komenti!

              Përgjigjjuni
              1. N
                NACIONALISTI

                KJO SHKURTE FEJZA A ESHTE MARTUAR DHE SI È KA EMRIN BURRI I SAJ ESHTE NGA SHQIPERIA APO NGA KOSOVARE. ERDHI BASHKE ME BURR IN THOTE AUTORI PO KUSH ISHTE BURRI??? APO ERDHI PA BURRE???

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje