Rezidencë 2 mujore për shkrimtarët në Vienë, ja si të aplikoni

12 Qershor 2025, 19:28Kulturë TEMA
Rezidencë 2 mujore për shkrimtarët në Vienë, ja si

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi se është hapur thirrja për rezidencën 2-mujore në Vjenë, për shkrimtarë nga Ballkani Perëndimor.

Për këtë rezidencë do të mund të aplikojnë autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kroacia e Sllovenia, të cilët kanë publikuar një vepër letrare që nga viti 2024.

“MQ Writer-in-Residence 2026” është një rezidencë ndërkombëtare për shkrimtarë, në zemër të Museums Quartier të Vjenës, një nga hapësirat më të mëdha kulturore në botë, raporton atsh.

Afati i fundit për aplikim është data 1 korrik 2025. Fituesit do të mund të qëndrojnë në Vjenë për një periudhë dymujore, nga janari në dhjetor 2026 dhe do të përfitojnë një mbështetje financiare prej 1.300 €/muaj si edhe një ndihmë për udhëtimin.

Lini një Përgjigje