Është mbyllur në Korçë festivali ndërkombëtar i Bandave “LuloFest“, ku 5 grupet pjesëmarrëse kanë performuar në pedonalen e qytetit, ndërkohë që gjatë tre ditëve grupet kanë parakaluar për artdashësit korçarë në bulevardet kryesore dhe Pazarin e Vjetër
Banda e Forcave të Sigurisë së Kosovës rikthehet si formacion i plotë pas me shumë se 85 vitesh.
Të gjitha bandat në drejtimin e dirigjentes nga Kosova kanë ekzekutuar këngën e njohur “Dua më Shumë Shqipërinë“. Instrumentisti i njohur korçar Kostika Tanto tha se Nervus Nure është Instrumentisti më i mirë shqiptar në klarinetë.
Udhëheqësi artistik i festivalit Ilir Kodhima, tregon se ky festival ja arriti të tërheqë vëmendjen jo vetëm të korçarëve por e turistëve të huaj që kaluan fundjavën në këtë qytet. E veçanta e këtij festivali ishte grupi kalabrez, i ardhur për herë të parë në Shqipëri me këtë formacion frymor.
“Jemi një grup muzikantësh dhe vijmë kryesisht nga Kalabria. Banda jonë është krijuar në vitin 1885 dhe tani jemi bashkuar për të ardhur në këtë qytet të bukur, shpresojmë të kënaqim dëgjuesit”, tha Esposito Cosimo.
“Disa prej bandës tonë origjinën e kanë nga Shqipëria dhe erdhëm plot dëshirë. Djemtë u kënaqën që luajtën në këtë qytet të bukur, sidomos me mikpritjen që na u bë”, u shpreh Fontana Tommaso.
Gjatë ditëve të këtij festivali organizatorët kanë organizuar me pjesëmarrësit edhe aktivitete të tjera.
/euronews/
Lini një Përgjigje