Shpallen 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkencëtarët

9 Tetor 2024, 15:52Kulturë TEMA
Shpallen 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë

Në ditën e tretë të ndarjes së Çmimeve Nobel, këtë të mërkurë çmimi në kimi iu dha një gjysmë për David Baker “për dizajnimin e proteinave kompjuterike” dhe gjysmën tjetër bashkërisht Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”.

Demis Hassabis dhe John Jumper kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për të parashikuar strukturën e pothuajse të gjitha proteinave të njohura.

David Baker ka mësuar se si të zotërojë blloqet ndërtuese të jetës dhe të krijojë proteina krejtësisht të reja.

Lini një Përgjigje