Shtegu i Poezisë Fishtjane, udhëtim mes poezisë, kulinarisë e mikpritjes

23 Tetor 2025, 15:17Kulturë TEMA
Shtegu i Poezisë Fishtjane, udhëtim mes poezisë, kulinarisë

Në muajin e lindjes së Gjergj Fishtës, Lezha kremton frymën e poetit kombëtar me “Tetorin Fishtjan”, një udhëtim mes vargjeve, traditës dhe mikpritjes së fshatit Fishtë.

Bujtinat dhe banorët hapin dyert për të gjithë vizitorët, për një përvojë që nuk duhet humbur.

“Mirë se ju bjen Zoti!”, është shprehja që dëgjon nga çdo banor, pjesë e Shtegut të Poezisë Fishtjane. Në bujtinat e shtëpitë e kësaj zone janë vendosur tabela me poezi të At Gjergj Fishtës. Ata presin buzagaz vizitorët, duke u ofruar prodhime vendase.

Vizitorëve që do të kalojnë në këtë shteg, në datat 23, 24, 25 dhe 26 tetor, do t’u jepet edhe itinerari i përcaktuar për t’u ndjekur, i cili nis me shtëpinë ku ka banuar At Gjergj Fishta. Përgjatë shtegut janë vendosur me qindra poezi, që të shoqërojnë nga një bujtinë, në një guest house, tek memoriali, ferma, restorante apo dhe shtëpi të fishtjanëve. /atsh/

Lini një Përgjigje