Si sot 5 vjet më parë ndërroi jetë Moikom Zeqo...

15 Qershor 2025, 10:30Kulturë TEMA
Si sot 5 vjet më parë ndërroi jetë Moikom Zeqo...

Moikom Zeqo (3 qershor 1949 - 15 qershor 2020) ishte poet, gazetar, mësues, arkeolog (arkeologu i parë nënujor në Shqipëri), politikan (ishdeputet dhe ish-Ministër i Kulturës) dhe muzeolog (ish-Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar).

Ai është krahasuar edhe me Zhyl Vernin nga Odise Paskali për tregimet për fëmijë, që ka shkruar. Vepra e tij e pashembullt në letërsinë shqiptare përfshin më tepër se njëqind e pesëdhjetë (150) libra me poezi, fabula, vjersha, legjenda, tregime, prozë, studime arkeologjike e kërkimore dhe shkrime politiko-kulturore.


Në vitin 1971, u diplomua në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë u diplomua edhe për histori e arkeologji, si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C. Mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”.


Librat për fëmijë:


1. Kalorësit Dardan, 1977 - tregime


2. Stina e balonave, 1979 - vjersha


3. Heroi i detit Nanas dhe shpendi i tokës Guraks, 1980 - tregime

2 Komente

  1. Z
    Zhyl Zeqo

    O paska qënë i rrjedhur Odisea në atë kohë, o keni rrjedhur ju sot! Më thoni kë libër të Zeqos lexojnë sot fëmijët dhe nipërit tuaj! Nuk thotë kot populli gjëlla me kripë e kripa me karar.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albert

      I paharruar do te mbetet Moikomi per cfare dha ne jeten e tij plot aktivitet kerkues e zbulues, kjo figure shume dimensionale qe ia kushtoi jeten kultures shqiptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje