Titujt e nderit, Bashkitë rrisin kërkesat për verifikimin e figurave

11 Tetor 2024, 14:54Kulturë TEMA

Titujt e nderit, Bashkitë rrisin kërkesat për verifikimin e

 

Në raport me të njëjtën periudhë raportimi tetemujore, për vitin 2024 ka një ulje në numrin e kërkesave ta paraqitura 65 nga 87 të tilla, por ka rritje në numrin e kandidatëve për verifikim 172 nga 162 të tillë, në numrin e kandidatëve të verifikuar 159 nga 120 si edhe në numrin e vendimeve 65 nga 45 të tilla, numri i personave që figurojnë në dokumente eshte i njejte 11 nga 11 të tillë .

Si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti i parë që aplikojnë duke pasur si referencë shkresën për bashkëpunim të dërguar të 61 bashkive në fillim të vitit 2024.

Nga 172 kandidatë për verifikim 79 prej tyre pra reth 47 % e numrit të kandidatëve janë shtetas për të cilët kërkesa është paraqitur nga Bashkitë në kuadër të emërtimit të rrugëve dhe shesheve hapësirave publike me emërtime ose për dhënie tituj nderi.

Nga 65 vendime gjithsej 31 prej tyre i përkasin bashkive.  Të 11 personat që figurojnë 9 si b.p., 1 si denoncues dhe 1 si dëshmitar, i përkasin procedurave verifikuese sipas objektit të kërkesave të bashkive, pra janë shtetas të propozuar për emërtim rrugësh, hapësirash apo dekorim / dhënie titulli.    

Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti i parë që aplikojnë duke pasur si referencë shkresën për bashkëpunim të dërguar të 61 bashkive në fillim të vitit 2024.
Nga 172 kandidatë për verifikim 79 prej tyre pra reth 47 % e numrit të kandidatëve janë shtetas për të cilët kërkesa është paraqitur nga Bashkitë në kuadër të emërtimit të rrugëve dhe shesheve hapësirave publike me emërtime ose për dhënie tituj nderi.
Nga 65 vendime gjithsej 31 prej tyre i përkasin bashkive. Të 11 personat që figurojnë 9 si b.p., 1 si denoncues dhe 1 si dëshmitar, i përkasin procedurave verifikuese sipas objektit të kërkesave të bashkive, pra janë shtetas të propozuar për emërtim rrugësh, hapësirash apo dekorim / dhënie titulli.
Në katërmujorin e dytë të vitit 2024, janë paraqitur
33 kërkesa institucionale,
97 kandidatë për verifikim
103 kandidatë të verifikuar
35 vendime të marra
7 persona figurojnë në dokumente.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje