Helena Kadare, shkrimtarja dhe njëkohësisht gruaja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare ka botuar librin e saj të ri.
Libri vjen si zakonisht në shtëpinë botuese "Onufri" dhe nën kujdesin e Bujar Hudhrit. Romani me titullin intrigues "Krimineli nga Kadizi" duket se bën fjalë për këtë dhe mund të jetë titulli i një prej tregimeve të librit.
Kujtojmë se Ismail Kadare u nda nga jeta vetëm në korrik kështuqë ky libër është lajm i mirë për të gjithë fansat dhe miqtë e tij.
Më poshtë ju sjellim një fragment nga libri.
"Gjëja e parë që mësonte një i ardhur në Marbella Club Hotel, ishte historia e doña Juanita-s. Flitej se kishte dashuruar marrëzisht një rritës kuajsh të racës, nga Sevilla, burrë i pashëm, i paepur e sypatrembur nga asgjë. Kështu kishte treguar ajo vetë, në çaste mërzie, tek rrinte ulur në shkallët e vilës, në orët e muzgut, me shpirtin të humbur dhe zemrën të lëshuar prej asaj që priste të vinte. Në rrethana të pashpje- gueshme, dashnori i saj, Ramon Rodrigues-i, ishte nisur pa drejtim dhe pa i dhënë asnjë shpjegim, përveçse dy fjalëve se do të kthehej sapo të mbaronte disa punë të rëndësishme që kishte. Punë që ajo nuk i mori vesh asnjëherë. E zhgënjyer dhe e fyer, doña Juanita përtypte tani me vete helmin e kësaj ndarjeje pa shpjegim. Dhe e vuante çdo ditë e më shumë, e vrerosur, sikurse bën zemra e plagosur e një gruaje të dashuruar që s’gjen ngushëllim."
A.K./TemA
Lini një Përgjigje