VIDEO/ Kënga e Eminem që i dedikohet të bijës!

4 Tetor 2024, 17:41Kulturë TEMA
VIDEO/ Kënga e Eminem që i dedikohet të bijës!

Reperi i njohur amerikan ka publikuar këngën e tij më të re. Dhe është pikërisht “Temporary” (përkohshëm) që titullohet kënga.

Kënga bën fjalë për vdekjen e tij, dhe ngushëllimet që ai do të donte ti dërgonte të bijës Hailey.

Kujtojmë se Hailey shpeshherë ka qenë protagoniste kryesore në videot dhe këngët e babait të saj të famshëm.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III ka përdorur shpeshherë dhe emra të tjerë artistikë si Slim Shady, një personazh shumë kontrovers për sjelljen dhe veshjen e tij, albumi i tij më i fundit titullohet pikërisht “The death of Slim Shady”.

Eminem në këtë këngë që vjen si duet me Skylar Grey thotë që “lotët janë të përkohshëm” dhe që Hailey duhet të bëhet e fortë. “Straighten up little soldier” (mblidh veten!) do ishte mesazhi që ai do jepte para ca vitesh me “Mockingbird”.

Kjo është një dhuratë dhe një surprizë e bukur për të gjithë fansat e këngëtarit, sidomos ato që po kalojnë momente të vështira në jetë. Vetëm vonë Eminem ndau lajmin e mirë që do të bëhet gjysh, pikërisht nga Hailey. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje