Alien? Asteroid? Apokalips? Fenomeni misterioz që habiti Australinë

22 Korrik 2022, 21:30Lifestyle TEMA

Alien? Asteroid? Apokalips? Fenomeni misterioz që habiti Australinë

Një dritë ngjyrë rozë ndriçoi qiellin në një qytet në Australi gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Fenomeni është filmuar nga një grua e quajtur Tammy Szumowski, e cila u bë konfuze në momentin kur e pa.

“Ruajta qetësinë dhe u thashë fëmijëve që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por me veten time mendoja se çfarë dreqin është kjo”, u shpreh Tammy.

Por sikundër dhe banorët e tjerë të zonës, edhe ajo mendoi se ishte një fenomen alien, një asteroid i rrëzuar apo një apokalips.

“Të gjithë skenarët për fundin e botës po kalonin në mendjen time”, tha ajo për BBC.

Por të gjitha këto enigma morën fund shumë shpejt. Drita ngjyrë rozë ishte shkaktuar nga një fermë kanabisi në periferi të qytetit Mildura.

Bëhet fjalë për një fermë të kultivimit të kanabisit medicinal. Dritat me nuanca të kuqërremta përdoren për të ndihmuar në rritjen e bimëve të kanabisit.

“Shpërtheva në të qeshura. Mendoj se ishte e mrekullueshme dhe duhet ta bëjnë më shpesh”, tha Tammy pasi mësoi se nuk bëhej fjalë për një asnjë fenomen natyror.

Kanabisi mjekësor në Australi u legalizua në vitin 2016, por përdorimi rekreativ i drogës është i ndaluar.

1 Komente

  1. K
    Kur të gjithë e konsiderojnë veten të ditur sepse

    Nuk ka faj zonja. Shkollat perëndimore nuk u japin më, dije njerëzve, por vetëm përgatisin "robotë"për të punuar në kushtet e reja të zhvillimeve teknologjike. Për mashtruesit, mjaftojnë klikimet për të siguruar të ardhura. Kështu funksionon bota sot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje