Amber Heard: E dua akoma Johnny Depp

16 Qershor 2022, 15:10Lifestyle TEMA

Amber Heard: E dua akoma Johnny Depp

Aktorja Amber Heard ka pranuar se ende e dashuron ish-bashkëshortin Johnny Depp edhe pse e ka akuzuar për dhunë fizike. Vetëm pak javë më parë, Amber Heard e humbi gjyqin me ish-bashkëshortin Johnny Depp, pasi ky i fundit e paditi për shpifje në lidhje me komentet e saj publike që pretendonte se ishte dhunuar.

Në një emision së fundmi në SHBA, 36-vjeçarja foli sërish për dhunë fizike, duke thënë se “mungesa e shenjave të dukshme të dhunës nuk do të thotë që pretendimet e saj ishin të rreme”.

Por gjatë intervistës Amber pranoi se ende e dashuron Johnny Depp.

“E dashuroj. E doja me gjithë zemër dhe u përpoqa shumë që ta bëja të funksiononte një marrëdhënie të thyer. Por nuk munda. E di që mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar, ose mund të jetë e lehtë për t’u kuptuar nëse keni dashur ndonjëherë dikë”, tha Amber Heard, por duke këmbëngulur se ish-bashkëshorti e kishte goditur fizikisht.

Pas humbjes së gjyqit, ajo tha se do t’i përkushtohet vajzës së saj 1-vjeçare.

2 Komente

  1. h
    heeeeeeeeeeeeeeeeeeeee !!!

    rastesishte pash sot nga Ballkoni Johnny-n me nji goxha shishe Rumi Cuban ne dore tu pi ke Vila e tij . Un e besoj kte super Femer por hec merru vesh me Jonny-n thuaj ! Nqs bashkohen prap thu tina ? - Dashuria ka me qen e zjarrte ,kan me ja qejfin njeri tjetrit si asnjiher me pare . E vaii Johnny o tu thafte jarabi

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tan veshuku

      Sick bitch

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje