Një grua franceze, bashkëshorti i së cilës pranoi në gjykatë se e kishte droguar vazhdimisht në mënyrë që ajo të mund të përdhunohej nga burra të tjerë, ka dëshmuar për kalvarin e saj prej vitesh në gjyqin publik të 51 prej abuzuesve të saj të dyshuar, ku përfshihet bashkëshorti i saj.
Gisele Pelicot, 72 vjeç, foli herë të parë në gjykatën penale Vaucluse në Avignon, Franca jugore, të enjten, duke rrëfyer momentin në vitin 2020 kur policia tregoi imazhet e saj duke zbuluar një dekadë abuzimi seksual, me sa duket të orkestruar dhe filmuar nga bashkëshorti i saj.
“Oficeri i policisë më pyeti për jetën time seksuale,” tha ajo në gjykatë. “I thashë se nuk kisha praktikuar kurrë shkëmbimin e partnerëve apo treshe. Thashë se isha një grua me një burrë. Nuk mund t’i mbaja duart e askujt mbi mua, përveç të tim shoqi.
Por pas një ore oficeri tha: “Unë do t’ju tregoj disa gjëra që nuk do t’ju duken të këndshme”. Ai hapi një dosje dhe më tregoi një fotografi. Nuk e njoha as burrin as gruan që flinte në shtrat. Oficeri pyeti: ‘Zonjë, a është ky shtrati dhe komodina juaj?’
Ishte e vështirë ta dalloja veten të veshur në një mënyrë të panjohur. Pastaj më tregoi një foto të dytë dhe një të tretë. I kërkova të ndalonte. Ishte e padurueshme. Unë isha e pavetëdijshme në shtratin tim dhe një burrë po më përdhunonte. Bota ime u shkatërrua.”
Gisele tha se nga gjithë personat që kishte parë në foto duke e përdhunuar atë, njihte vetëm njërin, i cili ishte fqinj i tyre.
Pelicot dhe bashkëshorti i saj prej 50 vitesh jetonin në shtëpinë e tyre familjare në fshatin Mazan në Provence kur u bë zbulimi i tmerrshëm i abuzimit, i cili pretendohet të ketë ndodhur midis 2011 dhe 2020.
Policia kishte arrestuar Dominique Pelicot, 71 vjeç, pasi ai u kap duke fotografuar gra të veshura me funde në një supermarket, duke i shtyrë hetuesit të kontrollonin telefonin dhe kompjuterin e tij, ku gjetën mijëra fotografi dhe video të burrave që dukej se përdhunonin gruan e tij dukshëm të droguar.
Paditësja, e cila pranoi që emri i saj të publikohej, më pas u thirr në komisariatin e komunës së afërt Carpentras, ku iu treguan fotot.
Bah perversiteti ka lindur me njeriun, por seriozisht ky rast ja kaloka dhe filmave horror... bravo per zonjen qe ka gjetur forcen dhe kurajon te dali publikisht dhe mbase te sherbej si shembull qe raste te ngjashme mos kalojne ne heshtje. Mire do ishte te nxirrnin dhe surratin e burrit manjak dhe atyre qelbesirave qe perdhunonin nje grua te droguar... pa fjale... uroj te marrin ate qe meritojn3 neper burgje....
Te gjithe qelbesirat e ndyre qe thirri dhe erdhen me vrap ishin te huaj emigrante ose me origjine emigrante nga vendet e Afrikes se Veriut.
Te gjithe keta burrat qe therriste ky psikopati skizofren per te perdhunuar bashkeshorten e tij te droguar, dhe qe e pranuan "ftesen", ishin te gjithe arabe dhe zezake qe banonin ne France, me emra Karim, Abdyl, Kunake etj etj. Kafshet arabe dhe afrikane qe jane dyndur ne Europen Perendimore dhe ne Amerike dhe Kanada.