Misteri që shokoi botën: Si u mbyt superjahti i miliarderit britanik pak pasi i vdiq partneri në biznes

20 Gusht 2024, 17:22Lifestyle TEMA
Misteri që shokoi botën: Si u mbyt superjahti i miliarderit britanik

Lajmi kryesor i medieve ndërkombëtare gjatë këtyre orëve është zhdukja e një miliarderi britanik në brigjet e Siçilisë në Itali.

Ngjarja është e mbuluar me mister.

Miliarderi Mike Lynch, i njohur edhe si ‘Bill Gates britanik’, ishte së bashku me familjen dhe disa miq në superjahtin e tij ‘Bayesian’ kur ai u përmbys gjatë një stuhie të hënën në mëngjes.

Sipas Daily Mail, stuhia ishte e çuditshme, aq sa kapiteni i anijes tha se ata nuk e panë fare se po vinte.

Jo vetëm kaq, por sipas ekspertëve, mbytja e jahtit luksoz ishte diçka e paprecedentë.

Gjashtë persona janë zhdukur nga mbytja e superjahtit, mes tyre miliarderi Mike Lynch, e bija e tij 18-vjeçare dhe Jonathan Bloomer, bosi i një prej bankave më të njohura në bota ‘Morgan Stanley’. Ky i fundit është zhdukur bashkë me të shoqen.

Po ashtu i zhdukur është edhe një avokat i njohur.

Mendohet se ata ishin në jaht për të festuar faktin se Mike Lynch ishte liruar nga akuzat për mashtrim. Pas një viti arresti shtëpiak, Lynch, baba i dy fëmijëve, pretendonte se po jetonte një jetë të dytë.

Por gjithçka u kthye në makth kur jahti u godit nga një fenomen jashtëzakonisht i rrallë natyror në formën e tornados.

Daily Mail shkruan se ekspertët thonë se janë habitur se si u mbyt jahti që duhej t’i rezistonte forcave të tilla natyrore.

Por në një kthesë të jashtëzakonshme të ngjarjeve, mbytja e jahtit erdhi pasi një partner në biznes i miliarderit britanik humbi jetën në mënyrë misterioze.

Stephen Chamberlain u plagos për vdekje nga një makinë teksa po vraponte të shtunën në mëngjes.

Chamberlain, bashkë me Lynch, kishin arritur të fitonin gjyqin kundër tyre për mashtrim.

Policia tha se nuk ka asgjë të dyshimtë për rastin në fjalë.

Ekipet e shpëtimit thonë se operacioni i kërkimit është i komplikuar. Jahti gjendet 50 metra poshtë sipërfaqes së ujit dhe praktikisht çdo gjë duket e padëmtuar.

Por janë pikërisht mobiljet që po pengojnë përpjekjet për të hyrë brenda.

Mendohet se të zhdukurit kanë ngecur brenda kabinave kur nisi stuhia e fortë.

Ndërkohë, 15 persona janë shpëtuar, mes tyre edhe gruaja e miliarderit britanik.

8 Komente

  1. M
    Mirdita

    Mister,Mister,Mister kur ndodhe ndonje gje e tille ne evrope ose amerike eshte mister por po te ndodhte kjo gje ne Rusi e dinin te gjithe si ai me shkolle dhe ai pa shkolle se kush i vrau (Putini)

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Te.kjo.ngjarje ka dore hamasi e irani them une...

      Përgjigjjuni
      1. n
        na mbyten budallenjt

        kete mister e zgjidh vetem shkenctari ALFRED CAKO.

        Përgjigjjuni
        1. T
          T

          Mir ja kan ber shkerdhates mashtrues klasik qari gruas paska pas fat te madh .

          Përgjigjjuni
          1. ,
            ,,

            Fajin e ka Saliu

            Përgjigjjuni
            1. /
              ///

              Une them fajin e ka Saliu

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkërdheni

                Po ty po të dhimbset Putin, o Mirdita? Po njerëzit i lexojnë si të gjitha ngjarjet që ndodhin gjithë ditën. E ke parë sa i dhimbset Kosova Putinit?!

                Përgjigjjuni
                1. a
                  arrifi

                  .... për mua fajin e ka vetem Edwin Rama.Ky komunist i thekur , ish antar i komitetit qendror te PPSH , ky nomenklaturë e diktatures me te eger ne Europe, ky personifikimi i diktatures se proletariatit. Ka dhe te tjera po ajt mo.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje