
Lauren Sanchez, gruaja 55-vjeçare e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, po realizon një tjetër ëndërr – atë për të udhëtuar në hapësirë.
Pas trajnimet për të fluturuar me helikopterë, Sanchez do të udhëtojë si pasagjere në një aeroplan special në një mision të Blue Origin, kompanisë hapësinore të themeluar nga Bezos në vitin 2000.
Lancimi, i cili është planifikuar për pranverën e këtij viti, do të udhëhiqet nga Sanchez dhe do të përfshijë një ekuipazh të gjithë femra. Ajo do të shoqërohet nga emra të njohur si Gayle King, prezantuese e njohur televizive, këngëtarja Katy Perry, inxhinierja Aisha Bowe, aktivistja Amanda Nguyen dhe producentja Kerianne Flynn.
Në një deklaratë, Blue Origin theksoi se ky mision ka për qëllim të ndryshojë perceptimin për Tokën dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm.
Sanchez e ka shprehur entuziazmin e saj për këtë mundësi në Instagram, duke theksuar se nuk mund ta besonte se ëndrra për të fluturuar në hapësirë po bëhej realitet, një përvojë që përtej ëndrrës për t’u bërë pilote.
Kane per tu perplas karet.
Jo se i japin avash ...ashtu se ashtu rrugen e kan bosh !
Ishalla s’i del nai polic thuj
Ta provojne dhe ne hapesire se ne Toke u ngopen..
Ja paska bërë mendjen pordhë gruas miku. I shpëtoin miliardat. RiP in advance.