
Kur Jake Paul arriti që të ishte i suksesshëm në kanalin e tij në “Youtube”, gjëja e parë që bëri ishte që t’i dhuronte vetes makinën e tij të ëndrrave.
25-vjeçari shpenzoi plot 165 mijë paund për një “Lamborghini Huracan” dhe menjëherë postoi një video emocionuese në rrjetet sociale, duke treguar kënaqësinë për blerjen e tij të shtrenjtë.
Por ky nuk është mjeti i vetëm luksoz që ka,pasi në garazhin e rezidencës së tij në Los Angeles ka një koleksion të makinave të shtrenjta. Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme:
Lamborghini Huracan që i kushtoi 165 mijë paund dhe e bleu në vitin 2018
Tesla Model X që e bleu për 80 mijë paund
Rolls-Royce Phantom që i kushtoi plot 360.000 paund
Toyota Tacona që e bleu për 40 mijë paund
Ford Focus RS që i kushtoi 22 mijë paund
Dodge Ram që e bleu për 40 mijë paund
Lini një Përgjigje