FOTO/ Deklarata që shokoi Italinë: Belen Rodriguez është transgjinore! Ka lindur burrë, s’mund të bëjë fëmijë

14 Tetor 2022, 12:51Lifestyle TEMA

FOTO/ Deklarata që shokoi Italinë: Belen Rodriguez është

“Belen nuk mund të ketë fëmijë, ajo ka lindur burrë. Më vodhën vezoret”, ka deklaruar një moldave 29-vjeçare, e cila pretendon se është nëna biologjike e Luna Marì, vajzës së vogël të prezantueses me ish të dashurin Antonino Spinalbese, e cila lindi në vitin 2021.

Tatiana Sova akuzon për krimin e dyshuar kirurgët plastikë të spitalit Borgotrento në Verona.

Sipas saj, gjatë një operacioni që kërkonte anestezi, mjekët, emrat dhe mbiemrat të cilat ajo i publikoi, i morën vezoret në mënyrë të paligjshme dhe pa pëlqimin e saj.

29-vjeçarja moldave deklaroi se vezoret e saj u përdorën nga Belen Rodriguez dhe Antonino për të ngjizur vogëlushen Luna Marì, duke shtuar se prezantuesja argjentinase është transgjinore.

“Belen është burrë, nuk ka lindur grua, nuk ka mitër dhe vezore”, thotë Tatiana Sova, emri i së cilës në TikTok është Tatiana922new.

“Luna Marì nuk ngjan aspak me Belen. Ajo ka lëkurë si unë, të njëjtat sy të akullt, flokë bionde, të njëjtën pamje. Të dyja kemi nishan të ngjashëm në kokë”, shtoi ajo duke kërkuar të bëhet testi i ADN-së.

“E dinit që përdorimi i një nëne surrogate dhe vezoreve të vjedhura është krim. Ju po ma mbani në mënyrë të paligjshme vajzën time dhe nuk doni të ma ktheni, e shfrytëzoni që kur ka lindur për të punuar në rrjetet sociale. Ajo të mban, të jep shikueshmëri dhe famë”, përfundon Sova.

3 Komente

  1. L
    Laluci nga Myzeqeja.

    Tani po e kuptoj perse bari ku shkoj te pij kafen ne mengjes, ketu ne Itali, sot ishte bosh. Klientet e zakonshem te barit paskan perfunduar ne urgjence prej shokut qe kane kaluar nga ky lajm. Shpresoj te mos jete lajm i vertete se pale c'na ndodh edhe neve. Po aty tek juve ( tek redaksia e Temes ) si u perjetua ky lajm? Patet ndonje problem me shendetin e gazetareve tuaj? O Mero, une e kuptoj qe gazeta ka nevoje per klikime, por te lutem, gjeni ndonje menyre tjeter. Nuk besoj se atij lexuesit tend nga Vermoshi apo Konispoli po i kercet se sa femije mund te bej Beleni. Dhe as neve qe jetojme ketu ne Itali dhe qe lexojme gazeten tende na intereson. Si lexues i rregullt online i gazetes tuaj, mund te them se keni kohe qe e keni humbur reputacionin qe nje gazete kombetare duhet te kete.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi prej myzeqeje

      Po ty more pallosh po nuk te pelqeu mos e lexo, ka te tjere qe e lexojne.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Belen Belindi

      Belen do kete lind Belind! Edhe Belindi yne nuk i ngjane familjes se supozuar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje