FOTO: Duke mbuluar gjoksin me duar, Britney Spears i rikthehet Instagramit me poza "topless"

24 Tetor 2022, 13:41Lifestyle TEMA

FOTO: Duke mbuluar gjoksin me duar, Britney Spears i rikthehet Instagramit me

Vetëm ditë pasi çaktivizoi llogarinë e saj në “Instagram”, Britney Spears vendosi që të rikthehet sërish. Këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit e shumtë një fotografi ku pozon nudo.

“Rose është dy vjeç, por po sikur koha të jetë një iluzion!!!??? SOT kam të njëjtin gjerdan që mbaj këtu!!! SOT kam të njëjtin gjerdan që mbaj këtu!!!”, ka shkruar 40-vjeçarja bashkëngjitur me pozën në fjalë.

Në foto ylli i hitit ‘Baby One More Time’ shihet duke kapur gjoksin me duar, kishte veshur një palë pantallona të shkurtra xhins dhe e kombinoi me një varëse në qafë.

Postimi mori një sërë komentesh nga ndjekësit e këngëtares, pasi ndjekësit kërkuan të sqaronte se çfarë donte të thoshte në postimin e saj dhe të cilit i referohej si Rose.

Spears më herët iu referua Rose në një postim në të cilin ajo pozonte me një bluzë të kuqe ndërsa mbante një trëndafil në dorë.

“Mendoj se ajo po përpiqet të thotë, se ndihet ende e kontrolluar, edhe pas dy vitesh, dhe drejtësia nuk po ecën përpara…”, ka shkruar një përdorues. ‘Kjo është ajo që po lexoj… Shpresoj që ajo të jetë mirë. Shpresoj që ajo të bëjë atë që do dhe të jetë e lumtur. Asgjë më shumë.’

Të tjerë u përqendruan në fotot ku pozon topless, e cila vjen pasi djali i saj Jayden, i kishte kërkuar nënës së tij që të ndalonte së postuari imazhe të tilla në rrjetet sociale.

 

5 Komente

  1. A
    Ari

    Sigurisht kjo eshte e famshme...Por, pertej kesaj, eshte bere pune kush nxjerr me shume "gjoks

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka ik fiqiri me kohë

      Britney që kur ishte e re adoloshente e linte për dy pare. Madje thonë që edhe ka pozuar për sajte online pozash nudo.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo Britney

        Nji VIP e vertet ja plotso gjithe dshirat Fansit t'vet

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Spears I qenka bere fytyra si ato qiraxheshat "bjonde platine"tek "Komuna e Parisit" qe punojne shitese butiku dhe pastaj dalin me mini fund mbas ores 22 tek"Blloku"

          Përgjigjjuni
          1. baftiari tropoje

            o tema mjaft me keto pislli ,,qe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje