FOTO: Motrat binjake përfshihen në një aksident të rëndë, njëra vdes dhe tjetra po lufton për jetën

26 Tetor 2022, 11:14Lifestyle TEMA

FOTO: Motrat binjake përfshihen në një aksident të

Një influencuese ka mbetur e vdekur në një aksident automobilistik, ku gjithashtu motra e saj mbeti e plagosur rëndë dhe po lufton për jetën.

Policia ka njoftuar se dy 26-vjeçaret ishin duke udhëtuar me makinën e tyre dhe po shkonin për të bërë një set fotografik, kur ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Lara Cleaver Afonso ka ndërruar jetë në incidentin e shkaktuar nga ajo, pasi e ka zënë gjumi në timon. Ndërsa binjakja e saj, Dara ndodhet në gjendje të rëndë.

“Daily Star” shkruan se motrat që kanë 40 mijë ndjekës në llogarinë e përbashkët në “TikTok” po udhëtonin me makinë në një autostradë në Sao Paulo të Brazilit të dielën, më 23 tetor.

Automjeti i Lara-s u përmbys në autostradën shtetërore SP-322 midis Guaraci dhe Olimpia, ku u gjetën motrat dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Mjekët mundën që të shpëtonin vetëm Dara-n, e cila vijon të jetë në spital pas operacionit. Thuhet se në makinë ka qenë edhe kushërira e tyre, por ajo ka shpëtuar me disa lëndime të lehta nga përplasja.

 

1 Komente

  1. M
    Me vjen sinqerishte shume keq

    Cfar fatkeqsie !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje