
Vajza 19-vjeçare e miliarderit të Microsoft, Bill Gates, u është kundërpërgjigjur të gjithë personave që e kritikuan për romancën e saj me një person me ngjyrë.
Phoebe ka postuar në rrjetet sociale një tjetër fotografi me të dashurin e saj misterioz. Studentja e Universitetit të Stanford u duk se konfirmoi se ishte në një lidhje dashurie, pasi ndau imazhin e dytë të tyre së bashku.
Poza e ëmbël e tregonte atë duke e puthur në faqe gjatë një dalje në mbrëmje, në Londër. “Daily Mail” shkruan se Phoebe po jeton aktualisht aty së bashku me nënën 57-vjeçare, Melinda.
Kjo foto e fundit e 19-vjeçares në “Instagram” me të dashurin e saj të përfolur, vjen vetëm disa ditë më vonë kur ajo u përball me një mori abuzimesh raciste gjatë postimit të saj me djalin misterioz.
Disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale komentonin se djali në fjalë është lidhur me adoleshenten vetëm për paratë e babait të saj.
Janë kudo dhe me të gjitha. Ka nga ata që janë të dhunshëm në shtrat.