FOTOT/ Historia e dashurisë së dy Miss-eve: U takuan në konkursin e bukurisë dhe më pas u martuan

3 Nëntor 2022, 10:11Lifestyle TEMA

FOTOT/ Historia e dashurisë së dy Miss-eve: U takuan në konkursin

Kjo është një histori e rrallë dashurie. Mariana Varela dhe Fabiola Valentin kanë lidhur kurorë pas rreth dy vitesh lidhje.

Miss Argjentina dhe Miss Puerto Rico e ndanë lajmin e gëzuar me fansat e tyre në rrjetet sociale përmes një videoje. Mariana dhe Fabiola u takuan në konkursin e bukurisë ‘Miss Grand International 2020’ dhe që atëherë shoqëria e tyre u shndërrua në një lidhje dashurie. Sot dy bukuroshet janë martuar me njëra-tjetrën. Dy Miss-et theksuan:

Edhe pse e kemi mbajtur marrëdhënien tonë larg vëmendjes deri tani, sot me kënaqësi e ndajmë lajmin me të gjithë.

Videoja përmban pamje nga fillimi i lidhjes së tyre, duke përfshirë udhëtimet që kanë bërë së bashku dhe propozimin për martesë. Më pas shihen të veshura me të bardha në Byronë e Martesave në San Juan, Puerto Rico.

Mariana është një modele dhe përfaqësoi Argjentinën në Miss Universe 2019. Ajo gjithashtu u rendit në ‘top 10’ në Miss Grand International 2020. Fabiola ishte gjithashtu në mesin e 10 konkurrenteve më të mira që arritën në finalet e Miss Grand International 2020. Ajo punon me një sërë agjencish modelimi, duke përfshirë disa në Miami.

1 Komente

  1. P
    Petrit

    C`fare kuptimi ka martesa midis 2 individeve te te njejtit seks? . Mund te bejne fare mire bashkejetese dhe nuk eshte nevoja qe te perdhosin institucionin e familjes. Pervec te tjerave Zoti i ka denuar edhe me egoizem te tepruar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje