FOTOT: Modelja e faqes për të rritur godet me thikë të dashurin e saj duke e lënë të vdekur

8 Prill 2022, 16:20Lifestyle TEMA

FOTOT: Modelja e faqes për të rritur godet me thikë të

Një modele e “OnlyFans” dyshohet se e ka goditur me thikë të dashurin e saj në apartamentin e tyre.

Influencerja Courtney Clenney, 25-vjeçare, e njohur në platformat e saj të mediave sociale si Courtney Tailor, u arrestua dhe më vonë u dërgua në një institucion mendor pasi vrau 27-vjeçarin, Christian Obumseli, thanë policët.

Policia iu përgjigj një telefonate 9-1-1 nga Clenney të dielën rreth orës 17:00 në ndërtesën e apartamenteve luksoze në Miami, Florida.

Aty e gjetën të dashurin e saj të goditur me thikë një herë në shpatull.

Forcat e para e transportuan Obumselin në një spital aty pranë, ku ai u nënshtrua plagëve të marra.

Oficerët thanë se dhuna është shkaktuar nga një mosmarrëveshje në familje.

 “Ne e dimë se mes tyre ka pasur një përleshje fizike përpara se të godiste me thikë”, tha një zëdhënës i policisë në Miami.

Sipas miqve të ngushtë, Christian ishte zhvendosur së fundmi dhe jetonte me Clenney në pallatin One Paraiso, që ndodhet në lagjen Edgewater të Miamit.

Fqinjët në ndërtesë kanë raportuar se çifti kishte një histori të gjatë mosmarrëveshjesh në familje dhe se policia lokale shpesh ishte e përfshirë.

Ndërsa modelja u ndalua në stacionin e policisë pas goditjes me thikë, policia thotë se ajo kërcënoi se do të vriste veten.

Është e paqartë se kur Clenney, llogaria e së cilës në Instagram ka mbi dy milionë ndjekës, do të lirohet nga institucioni mendor.

Megjithëse ajo u arrestua më 3 prill, përmbajtja e “OnlyFans” u postua në një farë mënyre në llogarinë e Clenney më 4 prill.

Për momentin, ajo nuk përballet me asnjë akuzë për vdekjen e partnerit të saj. 

1 Komente

  1. H
    Halleluja ... hec e mos ( ......) po deshe

    Si mundet te duronte nji P si kjo ,mops me ja nduk P e bukur . Edhe ai ,heh duket qe paska qen kaqol . Si mer vdeska burri me nji thike ngul ne shpatull !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje