
Reperja nga Florida, Danielle Peskowitz Bregoli, e njohur me emrin e artit Bhad Bhabie, mbajti fjalimin e saj të shumëpritur në Oksford.
Ajo bëri një prezantim në universitetin prestigjioz në fillim të kësaj jave më 2 nëntor, dhe njerëzit qëndruan në radhë për orë të tëra për të hyrë brenda dhe për të dëgjuar fjalimin e saj të “mençur”.
E pritur me duartrokitje, ylli i Only Fans foli për ngritjen e saj të shpejtë në famë, karrierë, në një përvojë që i ktheu jetën përmbys.
Për ata që nuk e njohin reperen nga Florida, ajo u bë e famshme për herë të parë në vitin 2013 në një episod të Dr.Phil ku në atë kohë 13 vjeç, vajza u shfaq me të ëmën në një emision live pasi kishin grindje të vazhdueshme për sjelljen e saj të papranueshme dhe fjalorin e ndyrë.
Siç mund ta imagjinoni, Danielle shpejt u bë e njohur si vajza e ‘cash me out outside’. Por që nga shfaqja televizive, Danielle i hyri botës së muzikës me emrin Bhad Bhabie dhe ka nisur një karrierë muzikore me ndihmën e Kodak Black dhe Lil Yachty.
Ajo është bërë gjithashtu një nga krijueset më të suksesshme në OnlyFans dhe së fundmi është vendosur në mesin e krijuesve më të mirë të platformës, teksa Forbes vlerëson se ajo ka fituar 49 milionë dollarë në vitin 2021 nga përmbajtja e shitur në platformë.
Ylli vazhdoi ta konfirmonte këtë me pamjet e ekranit nga OnlyFans i saj, duke treguar një të ardhur bruto prej 53 milionë dollarësh.
Është e kuptueshme se një biznesmene e aftë si Bhad Bhabie u ftua të fliste në Unionin e Oksfordit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që reperja “zhyt këmbët në pishinën e arsimit të lartë”
Epo bullalleku nuk ka brire, u rrofte shkolla qe bejne ata/ato te Oxfordit, osht bo tjetra milionere pa asnje klas shkolle, e jep leksione, o nene o nene.
1- Oxford ka dhe degen e artit te cilet perfundojne ne Hollywood ( hollymute) sepse dhe atje behet e njejta jete. Atje nuk ka nje cifte te jete martuar dhe te kaloje jeten bashke. Ne cdo filmed te ri qe xhirohet shumice artisteve q.... njeri tjetrin dhe ne fund diforcohen me te parin dhe martohen me te dytin e keshtu me rradhe deri sa nuk u punon me. 2- me keto lloje te ashtuquajtur njerez ( kafshe) bota po merre funde sepse ja shtuar shume dhe ne te gjitha institucionet. Kjo duhet te votoi per Trampin me siguri. 3- ky eshte the shkaku ku teorite komspirative jane rritur ne numer dhe besim. Alfred Cako
Duhet futur një lëndë në universitet, "Vlera e lakuriqësisë publike". Në fund të fundit, edhe Adami me Evën në kopshtin e Edenit ishin lakuriq, por budallenj, nuk dinin dallimin midis të mirës dhe së keqes, dhe aty i kishin të gjitha, ishin në parajsë tokësore. Kur hëngrën mollën e dijes dhe mësuan të vërtetën, i veshi Zoti dhe s'kishte më parajsë, i dëboi nga kopshti, e çdo gjë duhet ta fitonin me djersë. Fabula fetare e tregon më së miri vlerën e lakuriqësisë dhe budallëkut.