George Clooney bën një super ndryshim ne look dhe të gjithë po flasin për të

13 Mars 2025, 12:09Lifestyle TEMA
George Clooney bën një super ndryshim ne look dhe të gjithë

George Clooney ka një pamje të re! Aktori, 63 vjeç, zbuloi një ndryshim mjaft të dukshëm në look, duke hequr flokët e tij të argjendtë për një stil të ri . Pak ditë më parë Clooney u pa në lagjen SoHo të qytetit të Nju Jorkut me një nuancë kafe të flokëve.

Ai gjithashtu kishte veshur pantallona ngjyrë të bardhë, një xhaketë lëkure të zezë, atlete Adidas dhe syze dielli.

E ndërsa ishte në një dalje romantike me gruan e tij Amal Clooney, ishin flokët e lyer të George që vodhën vëmendjen. Aktori nuk njihej me flokët gështenjë, teksa është njohur vitet e fundit për flokët e tij ngjyrë argjendi.

4 Komente

  1. A
    Argita

    Ky është vërtet një lajm bombë..!!!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cuni lagjes

      Mir qe ma that, ta kisha pa rruges nuk e kisha njoft.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Po nofullen e poshtme qe I ka dale perpara sI Shrek nuk e rregulloi dot megjithese shumica e amerikaneve I ke me kete sindrome.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Amerikoni nga Bathorja

          Bojën e flokëve e blen ke dyqoni ku e ble dhe Lul Basha .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje