
Ish-manjati kanadez i modës, Peter Nygard, u dënua me 11 vjet burg në një gjykatë në Toronto për sulme seksuale ndaj katër grave. Gjyqtari Robert Goldstein e përshkroi 83-vjeçarin si një “grabitqar seksual”, duke theksuar mungesën e ndjeshmërisë ndaj viktimave, njëra prej të cilave ishte vetëm 16 vjeç në kohën e sulmit.
Nygard, i cili dikur drejtonte një perandori të modës për femra, u shpall fajtor për katër akuza të sulmeve seksuale në nëntor, por u lirua nga një akuzë e pestë dhe një akuzë për izolim me forcë. Ai përballet me akuza të tjera në Montreal, Winnipeg dhe SHBA për sulme dhe trafikim seksual.
Pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore, Nygard nuk tregoi pendesë dhe mbërriti në gjykatë me karrocë. Ai do të kalojë pak më shumë se shtatë vite në burg, me mundësi lirimi me kusht pas dy vjetësh.
Ai është Finlandez.