
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Nigeri, ku një çift që kishte shkuar në gjykatë për t’u divorcuar, ka habitur të gjithë, përfshirë edhe gjyqtarin, pasi u paraqitën me veshje identike!
Sipas mediave lokale, burri dhe gruaja u shfaqën me të njëjtin model, të njëjtën ngjyrë dhe të njëjtën dizajn, si të ishin gati për një fotosesion familjar, jo për fundin e martesës.
Gjyqtari, i habitur nga pamja e tyre, thuhet se i ka pyetur me humor:
“Jeni të sigurt që doni divorc? Sepse unë shoh ende dritë mes jush.”
Në sallë u krijua konfuzion i plotë, disa të pranishëm nisën të qeshnin. “Kthehuni kur të jeni seriozë”, shtoi gjykatësi.
Në rrjete sociale, fotoja e çiftit është bërë virale dhe shumë përdorues komentuan me humor se “ndoshta harruan që po ndaheshin dhe u veshën si zakonisht nga i njëjti dollap!”.
Burre e grua mish e thua
Kjo në fakt është bukuria e divorcit. U bashkuan me love dhe të ndahen po me respekt. Gjykatësi jeton akoma në kohën e qepës në fakt si gjithë shumica e botës. Këtu qëndron dhe gjithë tragjedia e botës ku jetojmë. Gjykatësi dhe njerëzit duan të shohim urrejtje, përleshje dhe biles gjak kur bëhet fjalë për divorc. Fatkeqësi!