Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, e ka bërë zyrtare lidhjen e saj me Jim Curtis.
Në profilin e saj në “Instagram”, 56-vjeçarja publikoi një foto bardh e zi ku shihet duke përqafuar partnerin e saj, trajnerin e mirëqenies dhe hipnotistin.
Ndërkohë krahas këtij imazhi, aktorja e serialit “Friends”, bëri edhe një dedikim të ëmbël: “Gëzuar ditëlindjen, i dashuri im. I çmuar” dhe postimin e mbylli me një zemër të kuqe.
Kjo është hera e parë që Jennifer e bën publike një lidhje që prej ndarjes nga bashkëshorti i saj, aktori Justin Theroux, në vitin 2017.
Në foto, dyshja shfaqen të qeshur dhe të afërt, ndërsa fansat dhe miqtë e saj kanë reaguar menjëherë. Aktorja e “Real Housewives”, Kyle Richards, i ka lënë dy zemra në komente, ndërsa modelja Poppy Delevingne ka shkruar “Parajsë”.
Lidhja e Aniston me Curtis ishte përfolur që prej verës, kur u fotografuan gjatë një pushimi romantik në Mallorca. Më pas, ata janë parë edhe në një darkë dyshe në restorantin “Nobu” në Malibu, Kaliforni.
Sipas burimeve për “Us Weekly”, “ata po përpiqen të mbajnë gjithçka shumë private, por kalojnë shumë kohë bashkë. Janë të lumtur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”.

si bytha ime kopjo eshte kjo jennifer aniston
te keqen e bythes qe paske; kushedi sa ta paskan futur
Kjo "dashuri Platonike" do zgjase sa drute e mia qe mora dje per dimer.
per " binjaku i ketij timit" 16: 35 kam qeshur , dhe nuk e di sa do te me vazhdoj kjo e qeshur , per super "metaforën" ........Po te degoj nje dhurate virtuale : SOPATË ose SPATË ???? , por ju e dini qe këto MMS nuk transmetohen dhe percillen vetem ne forëm grafike . Por ju n.q.s. jeni kurios te shihni sopatën , ju shkruani ne menu bar te PC juaj : axe emoji images ( mendoj qe ju i dini me mirë nga une këto punë .........) .
Eh shyqyr se spo prisnim dot me