Tronditëse! Moderatorja amerikane vret nënën me thi*ë për Halloween

3 Nëntor 2025, 10:55Lifestyle TEMA
Tronditëse! Moderatorja amerikane vret nënën me thi*ë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Wichita të Kansasit, ku ish-prezantuesja televizive Angelynn Mock, 47 vjeçe, dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e saj të moshuar mëngjesin e Halloween-it.

Sipas mediave amerikane, fqinjët u alarmuan kur panë një grua të mbuluar me gjak që kërkonte ndihmë pak para orës 8 të mëngjesit të së premtes. “Një grua iu afrua makinës sonë, e mbuluar me gjak dhe kërkoi të telefononte policinë,” tha për mediat lokale fqinja Alyssa Castro.

Pas marrjes së telefonit, Mock u kthye me nxitim në shtëpi, ku thuhet se tha qw “e kishte therur nënën e saj për të shpëtuar veten”.

Policia e Wichitës, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, gjeti 80-vjeçaren Anita Avers pa ndjenja në shtratin e saj, me plagë të shumta thike. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rreth 30 minuta më vonë.

Angelynn Mock u arrestua në vend dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Burgun e Qarkut Sedgwick, nën akuzën për vrasje të shkallës së parë. Ajo po mbahet me një garanci prej 1 milion dollarësh, sipas zyrës së sherifit.

E ndjera Anita Avers ishte terapiste martese dhe familjeje në “Wichita Counseling Professionals”.

Mock, e cila dikur ka punuar si prezantuese në Fox 2 St. Louis (KTVI) mes viteve 2011–2015, më vonë ka ndërruar disa vende pune në sektorin e shitjeve dhe së fundmi ishte punësuar në një kompani menaxhimi të dhënash në rajonin e Midwestit.

Fqinjët shprehen të tronditur nga ngjarja. “Nuk e dimë kurrë çfarë po kalon dikush. Ishte e tmerrshme, por e rëndësishme është që arritëm të thërrisnim ndihmë,” raporton People.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë krim familjar tragjik./ People 

2 Komente

  1. J
    Juve

    Ore boll me kto lajme na dalin ato tonat.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Njerzimi ka shku per lesh komplet ZOTI na ruajt

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje