Billie Eilish 'godet' miliarderët: Nëse ke kaq shumë para, pse s’bën më shumë për njerëzit?

31 Tetor 2025, 16:54Lifestyle TEMA
Billie Eilish 'godet' miliarderët: Nëse ke kaq shumë

Fituesja e shumë çmimeve Grammy, Billie Eilish, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalimit të saj në “WSJ Magazine Innovator Awards”, duke u shprehur se miliarderët duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar botën.

“Jemi në një kohë kur bota është shumë e errët dhe njerëzit kanë nevojë për më shumë empati dhe ndihmë se kurrë më parë,” tha artistja 23-vjeçare, duke shtuar:

“Nëse ke para, do të ishte mirë t’i përdorje për të bërë diçka të mirë ndoshta t’i jepje disa njerëzve që kanë nevojë për to.”

Eilish, e cila u nderua me çmimin për Inovatore Muzikore, nuk i kurseu fjalët ndaj të pranishmëve në sallë, ku ndodheshin emra të mëdhenj si Mark Zuckerberg, Hailey Bieber, Spike Lee, Ben Stiller, Chris Rock dhe të tjerë.

Duke iu drejtuar me tone të sinqerta, ajo shtoi:

“Ju dua të gjithëve, por disa këtu kanë shumë më shumë para se unë. Nëse je miliarder, pse je miliarder? Pa urrejtje, por po, jepni paratë tuaja.”

Fjalimi i saj shkaktoi një përzierje reagimesh —disa duartrokitje të përmbajtura dhe disa buzëqeshje nga publiku i pranishëm në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në Nju Jork.

Në publik ndodhej edhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i cili nuk duartrokiti pas deklaratës së Eilish. Sipas Forbes, Zuckerberg renditet si personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 257 miliardë dollarësh.

Së bashku me bashkëshorten e tij Priscilla Chan, ai ishte në ceremoni pasi Chan u nderua me çmimin “Inovatore e Filantropisë në Shkencë 2025”, për punën e saj përmes Chan Zuckerberg Initiative, që fokusohet në krijimin e mjeteve për trajtimin e sëmundjeve.

5 Komente

  1. A
    Analist

    Redaksise se gazetes Tema Ju lutem hiqni dore nga keto shkrime ose lajme. Tashme eshte e qarte se te gjithe "leftistet " po humbasin terren cdo dite e me shume. Tani qe dhe Bill Gate doli kunder efektit te njeriut ne ndryshimet Klimatike kuptojme qe eshte dhe fundi i Ekologjisteve , Ambjentalisteve pra i komunisteve qe u bene majtiste (leftiste). Keto jane ato para qe e frenuan zhvillimin e vlerave perendimore keto 30 vitet e fundit. Mund te vazhdoj shume gjate por le ta beje redaksia kete gje dhe te ndryshoje optiken e saj. Te flasim per inisiative te lire, te flasim per patriotizem dhe te largohemi nga Ideologjia por te mbeshtetemi tek Ligji, Rregulli, dhe Ekonomia. Uroj te jeni me realiste.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Te dhuroshe eshte kenaqesi shpirterore !

      Cilido qe e ka provar ne Jete ! flase per ata qe bene nje Jete mesatare ! nese do ta ndjeshe veten te shendetshem dhe te rehatshem ! duhesh te dhuroshe , cfare do qofte dhurata , sado e vogel apo disi me e madhe qe mund tju japesh njerezve qe jane ne nevoje.... Kenaqesi qe te jepe ngrohtesi ne shpirt ne vetevete.....

          1. S
            Sheqeri

            Ik mi kare esht si te thush meqe je pidh i mir pse nuk ja le pidhin gjith lagjes

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje