NASA u përgjigjet deklaratave të bujshme të miliarderes Kim Kardashian

31 Tetor 2025, 12:20Lifestyle TEMA
NASA u përgjigjet deklaratave të bujshme të miliarderes Kim

NASA ka vendosur t'u përgjigjet deklaratave të Kim Kardashian, e cila gjatë një episodi të fundit të emisionit të saj, pohoi se ulja në Hënë ishte e sajuar.

Pikërisht ndaj këtij pretendimi ka reaguar administratori në detyrë i agjencisë hapësinore amerikane, Sean Duffy, përmes një postimi në rrjetin social X, duke e demantuar miliarderen.

“Po, Kim Kardashian, ne kemi qenë në Hënë më parë, gjashtë here”, pohoi Duffy, derisa potencoi po ashtu se NASA po bëhet për misionin e saj të ardhshëm në Hënë.

Çfarë tha Kim Kardashian?

E gjitha filloi në episodin e fundit të serialit “Kardashians”, ku Kim po shfaqte prapaskenat nga xhirimet për serialin e saj të ardhshëm, “All's Fair”.

Gjatë një pushimi në xhirime, ajo i shprehu dyshimet e saj duke bërë një bisedë me kolegen e saj aktore, Sarah Paulson.

“Po të dërgoj, deri tani, një milion artikuj dhe intervista me Buzz Aldrin dhe... tjetrin”, tha Kardashian, duke iu referuar të ndjerit Neil Armstrong.

Ndërsa po përgatiteshin për xhirime, Kardashian i tregoi një intervistë që pa të astronautit Aldrin, të cilin e kishin pyetur se cili ishte momenti më i frikshëm i udhëtim, derisa Aldrin u përgjigj se nuk kishte një moment më të frikshëm, sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por nuk ishte, sepse nuk ndodhi’”.

Ishte pikërisht kjo deklaratë e tij, të hidhte disa dyshime tek miliarderja.

Kardashian i shpjegoi koleges së saj se mendonte që Aldrin, 95 vjeç, ishte "plakur" dhe po bënte komente që e bënin të vinte në dyshim faktet rreth misionit Apollo 11.

"Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se ka ndodhur", përfundoi ajo. Paulson as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi pretendimet e saj, por tha se do të "merrej seriozisht" për këtë temë në një moment të caktuar.

Pasi skena u xhirua, Kardashian vazhdoi bisedën e saj me një nga producentët në trailer-in e saj. "Nuk mendoj se shkuam në Hënë. Mendoj se ishte e sajur", përsëriti ajo, duke shtuar se Aldrin "e thotë këtë gjatë gjithë kohës në intervista tani".

 

 

6 Komente

  1. V
    Vishja kot

    Nuk eshte cudi. Kur parate i fiton me prapanicen, natyrisht qe ajo do flas e para

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ani

      Po c mund te presish nga njerzit qe behen miliardere me prapanice???!!!!!!!! Kohe jonormale, e cmenduri, e padrejte deri ne dhimbje Nok ka ndonje shkencetar miliarder si keto motra qe e kane transformuar trupin e tyre vetem te fitojne Turp per ata qe i ndjekin e degjojne mbrokullat e tyre Shoqeria duhet te kuptoje e reflektoje

      Përgjigjjuni
      1. P
        Përgjigje e Gabuar

        Nuk e besoj të jetë prononcuar NASA. Nëse është kështu diçka nuk shkon mirë, Kardashian nuk është astrofisikante ose ndonjë shkencetare qe NASA të ndihet e detyruar ti përgjigjet, sepse NASA nuk bënë as prononcime dhe as mohime për komentet e njerzëve.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Opinjon i Lire

          ne nje Pyetje te nje Gazetari :Nil Amstrong Deklaron -Ne nuk jemi VETEM ne Univers si qenje Njerezore................ Por edhe Kim...duhet marre parasyshe..pse jo??Nuk ka rendesi se si i nxjerre leket...te gjithe jane te Lire te Komentojne.. Dikush nga Safi i NASA-s Deklaron se:Ne U DETYRUAM te lARGOHEMI NGA Hene..sepse na Detyruan....Hena eshte Territor i dikujt tjeter....kujte?? Misioni Apollon 10-ose 11...??Anija Kozmike u Zhduk me gjithe Ekujpazhin dhe ishte Misjoni i Fundit i Njerezimit ne Hene....

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moisi Golemi

            Opinion i q!rë.

            Përgjigjjuni
          2. g
            ganiu

            Paska shkuar për lesh dhe NASA. Duhet patjetër me ju përgjegj gjithë budallenjve, për budallallëqet që thonë?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje