“Hakmarrja serviret e ftohtë”, këngëtarja shqiptare shpërthen ndaj koleges: E bëra të famshme me duart e mia!

30 Tetor 2025, 15:35Lifestyle TEMA
“Hakmarrja serviret e ftohtë”, këngëtarja shqiptare

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka bërë deklarata të forta në një intervistë të fundit, ku është rikthyer te polemikat e Festivalit të Këngës 61. Artistja ka akuzuar Albinën Kelmendi, fituesen e garës për në Eurovision, se fitorja e saj nuk ka qenë e ndershme.

Elsa kujtoi se në atë edicion ajo u shpall fituese e çmimit të jurisë, ndërsa publiku zgjodhi Albinën dhe familjen Kelmendi për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Duje”. Por sipas saj, rezultatet nuk pasqyruan realisht vullnetin e publikut.

“Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja? Mendoj që jo, ç’publik?”, – tha këngëtarja në emisionin “Mirëmbrëma Yje”.
Ajo shtoi se ekzistojnë “prova empirike dhe fizike” që tregojnë se votat janë blerë, ndërsa la të kuptohet se kishte menduar ta çonte çështjen në gjykatë:

“Provat janë që votat janë blerë nga publiku, pafund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg, por nuk e çova. Kam familjarë avokatë, mund ta bëja lehtë, por zgjodha të mos e kthej në skandal”, – u shpreh ajo.
Elsa Lila kujtoi gjithashtu se Albina Kelmendi kishte qenë dikur pjesë e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në vitin 2014, duke shtuar me tone ironike:

“E bëra me duart e mia, me diturinë dhe me artin tim, i njëjti person.”
Në fund, artistja lëshoi edhe një paralajmërim të fortë: “Të kenë kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.”

8 Komente

  1. G
    Genti

    Qe Elsa eshte injorante kjo dihet por qe paska dhe cmire te jashtezakonshme kjo eshte edhe me keq. Besoj se nuk eshte ndonje cudi sjellja e saj por vetem vazhdimesi e rritjes se karakterit qelbac qe ka.Gjithe jeten ka per te ngelur nje sinonim i mosmirenjohjes absolute the i delirit te madheshtise .Mire behen qe publikohen lajme te tilla qe tregojne te verteten mbi kush eshte kjo pacavure.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo Mezani

      Elsaaaaaa ! O Eeeeeeeelsa ! Nuk je ne pozita te besh te tilla debate, edhe sikur ne akuzat e tua te kete ndonje gje te vertete. Meso te humbesh me dinjitet. Ja une qe nuk e pashe festivalin po mesoj qe paske humbur.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhek

        Elsa me vjen keq po shume keq qe shpure dem jeten tende , por fajin e ke vetem ti.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zylo

          Moj Elsa dukesh shumë e zhgënjyer me Shqipërinë dhe shqiptarët provoje dhe një herë jashtë kufijve mbase rifiton pozicionin që oste në Itali

          Përgjigjjuni
          1. V
            Varja

            Gjynah i paska vajtur truri për lesh kësej

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andreas

              Ik moj kare, me kenget idiote...teper e kishe edhe ate cmimin...

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flamur Struga

                Sinqerisht ,eshte per te ardhur keq se ne cfare pozite ka perfunduar Elsa.Atehere kur i shkonte lekura,ja mbathi ne Itali,u martua ja beri varrin vetvehtes.Tani vajton.Kot e ke Albina eshte nje kengetare shum e talentuar,ajo vleresohet per origjinalitetin e vet,fati e ndjek ngado qe shkon.Mos e xhelozo se nuk mberrin asgje,perkundrazi i rebolton te tjeret dhe shperthejne me plote akuza ...prandaj hesht Elsa.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  Imbecille! Ke marre "cmime dhe vleresime" te tjera. Nuk ke nevoje per keto te festivaleve.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje